Sa më të moshuar, aq më të gëzuar

E Mërkurë, 01 Shtator 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Askush nuk dëshiron plaket. Por rezultatet e një studimi tregojnë se njerëzit bëhen më të gëzuar dhe provojnë më pak shqetësime kur arrijnë moshën 50 vjeçare. Ndërsa në moshën 85 vjeç, njerëzit janë më të lumtur se sa kur ishin 18 vjeç.  Këto të dhëna vijnë nga  një anketë mes më shumë se 340.000 të rriturve në Shtetet e Bashkuara. Anketa u krye nëpërmjet telefonit nga organizata Gallup në vitin 2008, kur të anketuarit ishin të moshave nga 18 deri në 85 vjeç.  Njerëzit u pyetën rreth emocioneve si gëzimi, trishtimi e shqetësimi, si dhe rreth stresit emocional dhe mendor.

Studimi u udhëhoq nga dr. Arthur Stone i Departamentit të Psikiatrisë në Universitetin Stony Brook të Nju Jorkut. Nga të dhënat doli se  nivelet e stresit janë më të larta tek personat mes moshave 22 dhe 25 vjeç dhe se  niveli i stresit bie mjaft, pasi njerëzit arrijnë moshën 50 vjeçare.

Sipas studimit, ndjenja e gëzimit është më e lartë tek 18 vjeçarët dhe 70 vjeçarët. Njerëzit me më pak gjasa për të shprehur a shfaqur emocione negative ishin ata rreth moshës 80 vjeçare.

Studimi tregoi gjithashtu se burrat dhe gratë kanë forma të ngjashme zhvillimi emocional ndërsa ata moshohen. Megjithatë, gratë në të gjitha moshat treguan më shumë trishtim, stres dhe shqetësim sesa burrat.

Rezultatet e studimit u botuan në Analet e Akademisë Kombëtare amerikane të Shkencave.

Studiuesit thonë se nuk janë në gjendje të shpjegojnë përse ndjenja e gëzimit rritet ndërsa njerëzit moshohen. Një teori është se kur moshohen, njerëzit e çmojnë më mirë atë që kanë, janë më të përmbajtur dhe i kontrollojnë më mirë emocionet e tyre. Gjithashtu, ata shpenzojnë më pak kohë për të menduar rreth përvojave të këqia.

Profesor Stone thotë se format emocionale mund të jenë të lidhura me ndryshimet se si njerëzit e shohin botën, apo ndoshta edhe me ndryshime në kimistrinë e trurit.

Shkencëtarët gjithashtu shqyrtuan edhe ndikimet që mund të ushtrojnë tek njeriu i rritur përvojat e moshës fëmijënore, ose më pas ato të gjendjes ekonomike, papunësisë e vetmisë. Por ata zbuluan se përvoja të tilla nuk kanë ndonjë ndikim në nivelet e gëzimit e mirëqenies që lidhen me moshën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2010
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930