Matja e pjekurisë së trurit

E Hënë, 13 Shtator 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ndërsa truri zhvillohet, edhe lidhjet e neuroneve ndryshojnë. Shkencëtarët thonë se tani  mund t’i shohin këto lidhje nëpërmjet një skanimi me MRI, siç quhet shkurtimisht aparati i Imazheve me Rezonancë Magnetike. Nëpërmjet imazheve, shkencëtarët mund të dallojnë ndryshimet në të gjithë rrjedhjen e gjakut në tru, dhe mënyrën sesi pjesë të ndryshme të trurit punojnë së bashku. Studimi u kryesua nga  doktor Bradley Schlaggar, neurolog pediatrie në Universitetin e Uashingtonit në Saint Louis, Misuri. Në studim u përfshinë 238 individëve nga mosha nga 7 deri në  30 vjeç.

Nëpërmjet skanimit, u analizuan rreth 13 mijë imazhe dhe u përzgjodhën 200 imazhet më të mira. Nëpërmjet tyre, shkencëtarët arritën të përcaktojnë shkallën e pjekurisë së trurit tek personat në moshë të caktuar.

Fëmijët zakonisht shkojnë në zyrën e mjekut pediatër, ku u matet gjatësia, pesha trupore, madhësia e kokës, dhe mjeku harton tabelën e rritjes së strukturës fizike. Por tani nëpërmjet imazheve, mjekët janë në gjendje të masin lidhjet funksionale dhe të krijojnë një tabelë a indeks që mund të përdoret si bazë krahasuese a pikënisje për matjen e zhvillimit të trurit për pacientë të tjerë. Pra, kur tek një person, p.sh. 10 vjeçar, imazhet tregojnë se lidhjet funksionale janë në nivelin e një 7 vjeçari, kjo mund të jetë një tregues se diçka nuk shkon mirë në zhvillimin e fëmijës.

Dr. Schlaggar thotë se studimi rreth skanimit të trurit u jep mjekëve një mënyrë shumë më të saktë për të vlerësuar zhvillimin e trurit të fëmijëve. Studim u botua këtë javë në revistën Shkenca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2010
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930