Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Agjencia për kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe barnave miratoi kohët e fundit një mënyrë të re, jo kirurgjike, për heqjen e dhjamit nga trupi. Ekspertët thonë se kjo mënyrë nuk është për uljen e peshës trupore, por vetëm për heqjen e dhjamit nga pjesë të trupit të cilat nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike. Nick Katinazzo i është nënshtruar kësaj procedure. Ai është tepër i kënaqur me rezultatin. Procedura quhet Zeltiq dhe vepron në këtë mënyrë: specialisti lyen pjesën e caktuar me një lloj vazeline. Vazelina ka aftësi depërtuese e ftohëse dhe arrin të ngrijë qelizat yndyrore duke shkaktuar shpërbërjen a shkatërrimin e tyre. Për të njëtin qëllim, ekziston edhe një tjetër procedurë e quajtur Zerona, që përdor rreze lazer me energji të ulët. Doktor Lawrence Bass i kirurgjisë plastike thotë, se është hera e parë që agjencia e ushqimeve dhe barnave miraton përdorimin e një teknologjie të tillë e cila synon pakësimin e yndyrnave në trup pa ndërhyrje kirugjike. Ish balerina Lisa Pittonyak ka shpenzuar rreth 1 mijë e 500 dollarë për të hequr dhjamin e tepërt. Ajo thotë se në fillimn ndjen një dhimbje të lehtë e cila pas 5 minutash zhduket sepse vendi mpihet plotësisht. Lisa është e kënaqur me rezultatin, dhjami në bark i është pakësuar. Zeltiq u miratua fillimisht për t’u përdorur si mjet anastezie gjatë procedurave në dermatologji. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se pacientët mbipeshë nuk duhet të presim shumë prej kësaj metode. Dr Mathew Avram i Spitalit të Përgjithshëm në Masaçusets thotë se kjo mënyrë mund të përdoret vetëm për disa pjesë të trupit që nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike. Disa ekspertë tregohen edhe më të kujdesshëm kur thonë se ndërkohë që procedura e re ka si objektiv vetëm yndyrën në sipërfaqe, ajo lë pa prekur dhjamin e dëmshëm në thellësi të trupit.
5 responses to “Heqja e dhjamit pa nderhyrje kirurgjike”
ju lutem me informoni nese ka mundesi mbi ndikimin e vitmines D ne multiplex sclerozen Me respekt
JU LUTEM JAM 36 VJEQARE DHE KAM 87KG ME TREGONI KU MUND TA GJEJ KETE PREPARAT QE THONI JU QE MUND TA HEQ DHJAMIN PA NDERHYRJE KIRURGJIKALE DESHIROJ QE SA ME SHPEJT TE KAM KONTAKT SEPSE BARKU ME ESHT RRITUR SHUM JU LUartjoniTEM ME NDIHMONIKTHE PEREGJIGJJE NE EMAILIN,artjoni_3@hotmail.com
Me njohtoni se: Ku munde te gjej kete preparat ne Kosove apo gjetiu .
Respekt per rubriken tuaj e tonen .
ju lutem ku gjendet ordinanca juaj me tregoni ne email se mami ka problem me dhjamin ju lutem me tregoni ku gjendeni qe sa me pare tiu vizitoj.klm
—
Kjo procedure eshte kryer ne kete spital;
Massachusetts General Hospital
55 Fruit Street
Boston, MA 02114
Phone: 617-726-2000
TDD Phone: 617-724-8800 (for the hearing impaired)