Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Agjencia amerikane e barnave po shqyrton një mënyrë të re për trajtimin e personave të ndërvarur nga barnat kundër dhimbjeve. Opioidet janë barna që jepen me recetë për lehtësimin e dhimbjeve. Në këtë grup barnash përfshihen Percocet, Vicodin, Oxycontin. Sipas një studimi, mbi 6 milionë amerikanë marrin barna edhe kur nuk kanë nevojë, pra për qëllime jo mjekësore. Shumë prej këtyre barnave janë kundër dhimbjeve. Kur njerëzit bëhen të ndërvarur nga ilaçet kundër dhimbjeve, shkëputja nga kjo varësi është shumë e vështirë.
Në të kaluarën, për trajtimin e varësisë nga barnat kundër dhimbjeve janë përdorur ilaçe opioide, si p.sh., Methadone. Por fakti është se njerëzit bëhen të ndërvarur edhe nga ky ilaç. Barnat Opiodë zakonisht aktivizojnë pjesën e trurit që bllokon dhimbjen dhe prodhojnë euforinë e drogës.
Administrata e ushqimeve dhe barnave (F-D-A) tani po shqyrton një qasje të re. Me vetëm një injeksion në muaj të një ilaçi të quajtur NALTREXONE, aktivizimi i kësaj pjese të trurit ndalet. Por Naltreksoni ka një efekt anësor; marrja e shpeshtë e tij e bën të njëjtën pjesë të trurit tepër të ndjeshme. Kjo do të thotë se kur një person ndërpret marrjen e Naltreksonit, edhe një dozë e vogël opiods, e bën atë të ndjehet i droguar.
One response to “Trajtimi i varësisë ndaj barnave”
a eshte NALTREXONI vetem per dhembje te kokes ose edhe si intervence kunder multiplex sclerozes?