Procedurë e re skanimi MRI me rreze Lazer për trajtimin e tumoreve

E Martë, 23 Nëntor 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët në Klinikën Mayo janë duke përdorur një procedurë e njohur si skanim i udhëzuar me rreze lazer për goditjen e tumoreve në veshka e mëlçi. Deri tani, mjekët në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur rreze lazer kryesisht për trajtimin e tumoreve të shtyllës kurrizore, trurit dhe të prostatës. Kanceri i mëlçisë është një prej kancereve më të zakonshëm, dhe gjithashtu shkaku i tretë kryesor i vdekjes nga kanceri në mbarë botën. Shumë pacientë me kancer në mëlçi janë shumë të sëmurë për t’u mbijetuar trajtimeve tradicionale, si kimioterapia dhe rrezatimi. Edhe në qoftë se po, ekspertët thonë se këto trajtime sigurojnë vetëm një shtim të vogël në jetëgjatësi. Dr. Eric Walser është radiolog në Klinikës Mayo në Florida, dhe  një nga radiologët e parë që përdori metodën e skanimit të udhëzuar me rreze lazer për trajtimin e tumoreve në veshka e mëlçi. Ai thotë se ky proces bën të mundur që mjekët të godasin dhe shkatërrojnë tumoret pa dëmtuar pjesën tjetër të organit.

Gjatë kësaj procedure, pacientët vendosen brenda një aparati skanimi MRI. Atyre u jepet një ilaç qetësues për t’i mbajtur të palëvizur gjatë procedurës. Një gjilpërë e posaçme futet drejtpërdrejt në tumor dhe një energji drite kalon nëpërmjet lazerit.

Aparati MRI mund të masë temperaturën brenda tumorit. Mjekët janë në gjendje të shikojnë në ekran temperaturën që shënon rritje. Kur tumori është i nxehtë deri në pikën e shkatërrimit, dërgimi i rrezeve lazer ndërpritet. Procesi zgjat rreth dy minuta e gjysmë.

Mjeku Walser e përdori për herë të parë procedurën MRI me  lazer, në qershor. Në muajin tetor, Klinika Mayo njoftoi se ai kishte trajtuar me sukses 5 pacientë.

Më parë këtë vit, mjekët në Klinikën Mayo në Minesota përdorën të njëjtën metodë për heqjen e tumoreve të prostatës. Me këtë procedurë, doktor David Woodrum ka trajtuar me sukses 7 pacientë me kancer në  prostatë.

Procesidura është ende duke u zhvilluar, por mjekët thonë se ajo mund të provojë të jetë i suksesshëm për trajtimin shumë kancereve në trup. Mjekët thonë se kjo metodë duhet të përdoret vetëm për tumore që janë jo më të mëdhenj se 5 centimetra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2010
M T W T F S S
« Oct   Dec »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930