Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kancerin e prostatës është kancer i dytë më i shpeshtë mes amerikanëve. Analiza e “Antigjenit të Proteinave Specifike” ose PSA mund të jetë një parashikues i saktë i rrezikut nga ky lloj kanceri. Por një studim i ri tregon se analizat e shpeshta nuk janë të dobishme tek njerëzit me nivel të ulët PSA. Mjekët kanë debatuar gjatë mbi të mirat dhe të këqijat e analizës PSA-së për zbulimin e kancerit të prostatës në fazën e herëshme. PSA është proteinë e prodhuar nga qelizat e gjëndrës së prostatës dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundje të ndryshme, veçanërisht kancerin e prostatës. Shkencëtarët në Holandë matën nivelin e kësaj proteine tek më shumë se 80.000 burra të moshës 55-74 vjeç. Rreth gjysma e tyre iu nënshtruan analizave dhe gjysma tjetër jo. Pas 10 vjetësh, studjuesit vunë re se niveli i vdekjeve nga kanceri i prostatës ishte më i lartë mes burrave që kishin patur nivel të lartë PSA që në fillim të studimit. Burrat me nivel të mesëm e të lartë PSA përfituan më shumë nga analizat e herëshme. Njerëzit të cilët kishin nivele të ulëta PSA, nuk patën ndonjë përfitim konsiderueshme nga këto analiza.
Autorët e studimit thonë se analiza e shpeshtë PSA mund të çojë në trajtime dhe shpenzime të panevojshme mjekësore. Por pacientët u vëzhguan vetëm për 10 vjet, dhe shkencëtarët thonë se vëzhgimi i tyre më i gjatë mund të sjellë rezultate të tjera. Pacientët duhet të këshillohen me mjekun për të vendosur se sa shpesh ata duhet të kryejnë analizën për matjen e nivelit të PSA-së.
One response to “Kanceri i prostatës dhe analiza PSA”
pershendetje. pas kryerjes se ekos prostati del 74 cc, analiza e p.s.a del 150.
A mund te kete p.s.a 150?
ju lutem me jepni nje pergjigje.
faleminderit.