Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D

E Martë, 12 Prill 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dëmtimi makular është shkaku kryesor i përkeqësimit të shikimit mes amerikanëve të moshës mbi 65 vjeç. Shkencëtarët thonë tani se gratë e reja mund ta pakësojnë 50 përqind rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje nëpërmjet një diete të pasur me Vitaminë D. Dorrette White, e cila sapo është diagnostikuar me dëmtim makular, ndjek këshillat e mjekut, duke ngrënë çdo mëngjes perime.  Dëmtim makular është një sëmundje që lidhet me moshën dhe quhet shkurtimisht AMD (Age-related Macular Degeneration). Personat me këtë sëmundje mund të shikojnë mirë në periferi ndërsa në qendër shohin njolla të verdha.

Vitamina D është e njohur prej kohësh për të mirat shëndetësore, por tani një studim tregon se kjo vitaminë gjithashtu mund të pakësojë edhe rrezikun e prekjes nga dëmtimi makular tek gratë nga mosha 40 deri në 74 vjeç.

Studimi u krye nga shkencëtarë në qendrën mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut. Doktor Shantan Reddy,  një nga autorët e studimit, thotë se ulja më e madhe e rrezikut u vu re tek pacientët që konsumonin çdo ditë 720 njësi të vitaminës D. Marrja e vitaminës D aktualisht rekomandohet 600 njësi në ditë. Njeriu merr vitaminë D nëpërmjet rrezeve të diellit, por mjekët thonë se në këtë drejtim ndihmojnë edhe ushqimet e pasura me vitaminë D, si qumështi, nëprodhimet e drithrave dhe veçanërisht peshku. Vetëm 100 gram peshk tuna përmban 720 njësi vitamine D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2011
M T W T F S S
« Mar   May »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930