Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Gjithnjë e më shumë njerëz marrin çdo mëngjes vitamina shtesë. Por a përfiton shëndeti nga këto shtesa?
Pat White ka vite që lufton me kancerin e gjirit dhe shpesh pyet veten se edhe për sa kohë duhet të marrë vitaminat shtesë. Mbi 50 përqind e amerikanëve, të shëndetshëm ose jo, marrin çdo ditë vitamina të ndryshme shtesë. Por disa mjekë nuk janë të sigurt nëse marrja e vitaminave shtesë përmirësojn shëndetin.
Doktor Donald Hensrud i klinikës Mayo në Kleveland thotë se vitaminat shtesë mund të përmirësojnë shëndetin në disa raste. Ai thotë se Acidi Folik mund të parandalojë lindjet difektoze, ndërsa kalciumi dhe vitamina D përmirësojnë shëndetin e kockave. Po multivitaminat? Shumë prej mjekëve thonë se është e kotë të shpenzohen paratë.Ata shtojnë se nuk ekzistojnë shumë të dhëna që të tregojnë se multivitaminat kanë ndonjë vlerë, por njerëzit i marrin ato për t’u ndjerë të sigurt. Ka njerëz që thonë se duke marrë vitamina shtesë, shmangin rreziqet nga sëmundjet në organizëm. Por vitaminat shtesë sjellin edhe dëme kur merren së bashku me disa lloj barnash. Për shembull mjekët thonë se maja e orizit të kuq shtesë (Red Yeast Rice) e kombinuar me një ilaç kundër kolesterinës mund të shtojë rrezikun e dëmtimit të veshkave ose mëlçisë.