Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ekspertët thonë se kur njerëz të famshëm – si aktorja Catherine Zeta Jones – shpallin publikisht se trajtohen për çrregullim bipolar, ata ndihmojnë në zvogëlimin e përçmimit dhe heshtjes që shoqëria tregon ndaj sëmundjeve mendore. Rasti i aktores Zeta Jones tregon gjithashtu se njerëzit mund të jenë të suksesshëm edhe nëse vuajnë nga një çrregullimi bipolar.
Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetit rreth 2% e amerikanëve janë të prekur nga çrregullimi bipolar. Kjo sëmundje ndahet në 4 nëngrupe dhe çrregullimi bipolar 1 dhe 2 janë më të zakonshmit.
Zeta-Jones thotë se vuan nga çrregullimi bipolar 2. Ekspertët thonë se kur një person vuan nga çrregullimi bipolar 2, tek ai/ajo vihen re periudha të shkurtra depresioni që karakterizohen nga energji e lartë, pagjumësi, mendime madhështie, euforike e hypermanie.
Ndërkohë që nuk dihet se çfarë e shkakton çrregullimin bipolar, ekzistojnë teori se sëmundja krijohet nga ndryshimet e balancave kimike në tru, përfshi boshllëqet midis qelizave të quajtura synapses. Gjithashtu mendohet se sëmundja është gjenetike. Ekspertët thonë se çrregullimi bipolar është sëmundje e shërueshme dhe nuk duhet parë si një e metë e karakterit të personit.
One response to “Çrregullimi bipolar, Catherine Zeta-Jones”
[…] Fituesja e çmimit Oscar, ka dy vjet vuan nga çrregullimi bipolar. […]