Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Adoleshentët e sotëm janë mbipeshë më shumë se kurrë më parë. Të rinjtë e të rejat mbipeshë priren gjithashtu drejt veprimeve të rrezikshme dhe se një kombinim i moshës me mbipeshën mund t’i nxisë ata për sjellje edhe më të rrezikëshme. Ekziston mendimi se të rinjtë mbipeshë u shmangen sjelljeve të rrezikëshme për shkak të izolimit shoqëror dhe mënyrës sesi shihen nga bashkë-moshatarët me peshë normale. Por një studim në revistën “Pediatrics” thotë se të rinjtë mbi peshë anagazhohen në veprimtari të rrezikëshme në të njëjtin nivel me atë të të rinjëve të tjerë. Ndër këto sjellje, qëndrime a veprime përfshihen; pirje alkoholi, duhani, droga, veprimtari seksuale dhe përpjekje për vetëvrasje.
Studimi u krye nga ekspertë të spitalit të Fëmijëve pranë qendrës mjekësore në Cincinnati të shtetit Ohajo. Ekspertët mendojnë se adoleshentët mbi peshë mund t’i ndërthurin këto veprimtari në mënyra më të rrezikshme sesa adoleshentët e tjerë me peshë trupore normale.
Sipas studimit, vajzat studente mbipeshë ishin më të prirura për të përdorur alkohol dhe droga para aktit seksual. Ato kishin më shumë gjasa të pinin duhan. Ndërsa të rinjtë me mbipeshë ekstreme trupore gjithashtu kishin më shumë të ngjarë të fillonin pirjen e duhanit para moshës 13 vjeç. Autorët e studimit këshillojnë që mjekët duhet të bisedojnë me pacientët mbipeshë – të rinj e të reja – lidhur me veprimtaritë e tyre të mundshme vetë-shkatrruese.