Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Përdorimi i mjekësisë plotësuese dhe alternative ka ardhur duke u shtuar. Disa thonë se kjo rritje është rezultat i të ashtuquajturës terapia trup-mendje; praktikë që përqëndrohet në ndërveprimet e mendjes, trupit dhe sjelljeve me synim për të afektuar funksionet fizike dhe për të përmirësuar shëndetin. Shembuj të mjekësisë plotësuese janë meditimi, yoga dhe tai chi. Një studim i botuar në revistën Arkivat e Mjekësisë së Brendshme shqyrton lidhjen midis terapive konvencionale dhe jo të zakonshme.
Sipas statistikave, në vitin 2007, 38 përqind e amerikanëve përdornin Mjekësi Plotësuese dhe Alternative ose C-A-M, nga anglishtja Complementary and Alternative Medicine.
Gjatë studimit, i pari i këtij lloji, u morrën në shqyrtim 23 mijë vetë. Shkencëtarët vunë re se 3 përqind e pjesmarrësve në studim ishin rekomanduar nga mjekët të trajtoheshin me mjekësi plotësuese. 3 përqind e popullsisë së Shteteve të Bashkuara është baraz me 6 milionë vetë. Ekspertët thonë se kjo shifër është e vogël ne krahasim me 35 milionë amerikanë që i drejtohen mjekësisë jo-konvencionale pa marrë ndonjë “recetë” nga mjeku. Autorët e studimit sugjerojnë se mjekët mund t’u rekomandojnë pacientëve mjekësinë plotësuese dhe alternative, kur terapia me mjekësi konvencionale nuk jep rezultat.
2 responses to “Një “Recetë” për meditim”
Trajtimi i semundjeve duhet te behet ne dy menyra: — Mjekimi modern me barna alopatike dhe mjekimi alternativ ku perfshihen te gjitha format e tjera te mjekimit duke filluar me metodat tradicionale dhe me metodat e tjera parandaluese dhe mjekuese qe zbatohen nga nga persona qe ne shumicen e rasteve nuk jane kopetente. Mjekimi alternativ eshte nje nocion i cili duhet te mirepercaktohet si nga pacientet edhe personeli i kujdesit shendetesor. Mjekimi alternativ duhet patjeter te rekomandohet nga specialisti (mjeku) perkates. Per kete duhet qe mjekimi alternativ te inkorporohet ne arsenalin e mundesive te kujdesit shendetesor krahas mjekimit modern. Garantimi i shendetit te njeriut duhet te jete vetem ne dore te specialisteve te mjekesise. Nepermjet zgjedhejes se terapise se mjekimit mjeku realizon edhe nje nga parimet themelore te kujdesit shendetesor dhe te betimit qe ai ka bere, qe eshte sigurimi i shendetit te pacientit. kjo kerkon nga njera ane standartizimin e procedurave dhe mjekimeve alternative dhe evitimin e mjekimeve moderne me veprime terapeuti ke te dyshimta ose ose akoma me keq te demshme per shendetin. me falni qe u zgjata pak si teper. Do te desha qe here pas here te njihem me informacione me te hollesishme per mjekesine alternative.
Pune te mbare
Me respekt
Josif Risto
Enjoyed reading this, very good stuff, thanks . “The hunger for love is much more difficult to remove than the hunger for bread.” by Mother Theresa.