Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Dihet se grindjet martesore mund të ndikojnë negativisht shëndetin shoqëror dhe emocional të fëmijëve. Tani thuhet se grindjet martesore mund të mbajnë zgjuar jo vetëm çiftet por edhe fëmijët e tyre. Një studim i botuar në revistën Zhvillimi i fëmijëve (Child Development) thotë se problemet e martesës mund të jenë paraardhës të problemeve të gjumit për fëmijët. Autorët e studimit morrën në shqyrtim 357 familje me një foshnje të birësuar në lindje. Këtë përzgjedhje shkencëtarët e bënë për të eleminuar gjenet e përbashkëta si shpjegim për ngjashmëritë midis prindit dhe fëmijës.
Çiftet iu përgjigjën pyetjeve të tilla si: “A keni biseduar ndonjëherë seriozisht me partnerin tuaj rreth ndarjes ose shkurërëzimit?”
Autorët e studimit zbuluan se një martesë e paqëndrueshme kur fëmija ishte 9 muajshe parashikonte probleme pagjumësie tek foshnjet kur ata mbushnin moshën 18 muajshe. Studimi arrin në përfundimin se efektet e problemeve martesore tek një fëmijë shfaqen në formën e pagjumësisë më herët sesa mendohej.