Fëmijët dhe dygjuhësia

E Martë, 02 Tetor 2012
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i kohëve të fundit botuar në revistën “Psychological Science” tregon se duke folur më shumë se një gjuhë njerëzit mund të përmirësojnë aftësinë për të kontrolluar sjelljen dhe të përqëndrojnë vëmendjen.

Por a ka ndonjë përparësi dygjuhësia për fëmijët para se ata mund të flasin në fjali të plota? Dihet se fëmijët dygjuhësh mund t’a kuptojnë nëse një person është duke folur njërën ose tjetrën prej gjuhëve të tyre amtare, madje edhe kur flitet pa zë, por vetëm duke parë lëvizjen e buzëve ose të mimikës.

Autorët e studimit donin të mësonin nëse foshnjet dygjuhësh mund t’a bënin këtë dallim edhe midis dy gjuhëve të panjohura. Shkencëtarët zgjodhën foshnje mbi 8-muajsh – 50 për qind e të cilëve jetonin në familje ku fliteshin dy gjuhë (spanjisht dhe katalonase) dhe 50 për qind jetonin në familje ku flitej një gjuhë, vetëm spanjisht ose vetëm katalonase.

Studiuesit vëzhguan nëse këta fëmijë, që ende nuk kishin arritur moshën për të folur, mund të bënin dallim mes anglishtes dhe frëngjishtes, që për ata ishin gjuhë të padëgjuara ndonjëherë. Autorët zbuluan se foshnjet në familje ku fliteshin dy gjuhë, mund t’a bënin dallimin duke ndjekur lëvizjen e gojës, buzëve dhe mimikës së personit që fliste. Ndërsa foshnjet në familje ku flitej vetëm një gjuhë nuk ishin në gjendje t’a bënin këtë dallim. Këto rezultate sugjerojnë se foshnjet që jetojnë në mjedise dygjuhëshe janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve pamore apo shenjave të shoqëruara me tinguj në gjuhë të ndryshme.

One response to “Fëmijët dhe dygjuhësia”

  1. mondi says:

    Dygjuhesia eshte mire ku nuk asimilohet gjuha amtare , e them kete sepse shume familje shqiptare sidomos ne Greqi ,brezi i dyte i shqiptareve po e harron gjuhen shqipe sepse flet vetem greqisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2012
M T W T F S S
« Sep   Nov »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031