Sa të efektshëm janë beta-bllokuesit?

E Mërkurë, 03 Tetor 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Beta-bllokuesit merren nga miliona njerëz për trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare apo goditjeve në zemër e në tru.

Por tani ka dalë një shqetësim i ri se këto barna mund të mos jenë aq të efektshme sa është menduar.

Beta-blokuesit janë një grup barnash me recetë që përdoren për të kontrolluar tensionin e lartë, për të përmirësuar punën e zemrës dhe për të shmangur goditjet në zemër e në tru. Por përdorimi i tyre është i bazuar në studime të kryera shumë kohë më parë.

Tani, një studim i ri në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA) vë në dyshim efektshmërinë e vërtetë të këtyre ilaçeve.

Shkencëtarët në Universitetin e Nju Jorkut vëzhguan rreth 45 mijë pacientë që merrnin beta-blokues prej 4 vjetësh.

Disa pacientë më parë kishin pasur një goditje në zemër; disa kishin sëmundje kardiovaskulare dhe një numër goditjesh në zemër dhe në tru; dhe të tjerë kishin vetëm faktorë rreziku për sëmundje kardio-vaskulare.

Autorët arritën në përfundimin se përdorimi i beta-blokuesve nuk e ulte rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare, madje edhe mes pacientëve që më parë kishin pasur histori me goditje në zemër.

Beta-blokuesit janë përdorur gjerësisht për shumë arsye. Por tani shkencëtarët thonë se më shumë studime mund të nevojiten për të identifikuar nëngrupe sëmundjesh që mund të trajtohen efektshëm me këto ilaçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2012
M T W T F S S
« Sep   Nov »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031