Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Bisphenol – ose BPA – është një kimikat industrial në përdorim të gjerë. Kjo substancë përdoret edhe për prodhimin e enëve plastike që mbajnë ushqime dhe pije të ëmbla.
Administrata e Ushqimeve dhe Barnave thotë se BPA zakonisht është i parrezikshëm, edhe pse ajo e ndalon këtë kimikat të përdoret për prodhimin e shisheve për ushqimin e foshnjeve.
Tani, një studim në “Environmental Health Perspectives” ngre shqetësim të madh.
Gjatë studimit ku u përfshinë 350 gra shtatzëna dhe djem të porsalindur, shkencëtarët zbuluan se substanca kimike BPA kishte ndryshuar nivelet e hormoneve në gjendrat e tyre tiroide. Këto hormone janë thelbësore në rritjen para dhe pas lindjes së foshnjeve – kur niveli i PBA-së ishte i lartë, edhe niveli i tirodive rritej.
Autorët shqetësohen se ndryshime edhe vogla në funksionin e tiroideve mund të ndryshojnë sjelljen dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël – dhe bëjnë thirrje për studime të tjera rreth kësaj çështjeje.
2 responses to “Kimikati Bisphenol dhe fëmijët”
Tema te tilla ,qe kane te bejne me ndotjen kimike, jane me shume interes per degjuesit ne mbare boten.
Do te deshironim te degjonim me shpesh mbi studime te tilla,Edhe sensibilizimi i opinionit nga ana e medias i sherben me se miri,kujdesit shendetsor te femijeve
Gjithashtu pervec problemeve te tiroides nga 1 studim i bere mendohet te shkaktoje edhe probleme ne rritjen dhe zhvillimin mendor te femijeve,madje mendohet qe ze edhe 1 perqindje rreth 3 % ne shfaqjen e autizmit …………..
Me respekt dr .Besmira Zama.