Një qelizë për çdo koncept

E Premte, 18 Janar 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

BRAINPër çdo koncept – kujtim rreth sendeve, ngjarjeve, përvojës së përditshme – mund të ketë një grup neuronesh të caktuara.

Për dekada neuro-shkencëtarët kanë debatuar rreth çështjes se në ç’mënyrë truri i ruan kujtimet. Ky debat vazhdon, në konkurencë me teori të tjera – një prej të cilave sugjeron se kujtimet ruhen nga neorone të vetme, thuhet në një shkrim botuar në revistën Scientific American.

Teoria alternative pohon se çdo kujtesë është shpërndarë mes shumë miliona neuronesh. Por një numër eksperimentesh të kohëve të fundit – gjatë operacioneve në tru – tregojnë se grupe të vogla neuronesh në zona të caktuara të trurit përfshihen në kodimin e kujtimeve. Në të njëjtën kohë, këto grupime të vogla qelizash mund të përfaqësojnë raste të shumta kujtimesh rreth një sendi, ngjarjeje, fytyre apo zëri.

Në historinë e neoroshkencës, përmendet rasti i një neurokirurgu rus, Akakhi Akakhievitch. Ai kishte një pacient i cili donte të harronte nënën e tij që ia kishte bërë jetën të padurueshme. I gatshëm për të plotësuar dëshirën e pacientit, kirurgu ia hapi trurin dhe i preu një nga një, disa mijëra fije neuronesh, çdo njëra prej të cilave lidhej me konceptin e nënës, apo kujtimet rreth saj. Kur pacienti u zgjua nga anestezia, ai kishte humbur të gjitha nocionet e nënës. Të gjitha kujtimet rreth saj, të mira dhe të këqija, ishin zhdukur. Ngazëllyer me suksesin e tij, neuro-kirurgu rus e përqëndroi vemendjen në hapin tjetër – në kërkimin për neuronet që lidhen me kujtesën e “gjyshes”.

Kjo histori fanta-shkencë u sajua katër dekada më parë, nga dr. Jerry Lettvin, neuroshkencetar ne MIT, për t’ia bërë të kuptueshme studentëve teorine e tij “një qelizë, një koncept”, frymëzuar nga romani “Portnoy’s Complaint”, Philip Roth, 1969.

One response to “Një qelizë për çdo koncept”

  1. Fatos Thanasi says:

    Edhe per Shaka nuk do ta pranoja nje gje Te tille.Ai rusi po te ishte kaq I Zoti ,do bente mire Te zbulonte se si mund Te fshihej memorja,ne ate pjese agresive dhe vrastare te trurit Te njeriut.Me respekt F.thanasi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2013
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031