Ç’ndodhi me dinosaurët?

E Shtunë, 09 Shkurt 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

yucatanShkaku i zhdukjes së dinosaurëve vazhdon të jetë mister. Në qarqe shkencore ka vite që shtrohen të njëjtat pyetje: Ishte kometë apo asteroid? Ishin shpërthimet vullkanike apo ndryshimi dramatik i klimës që solli zhdukjen e tyre? Fakti është se këto pyetje përmbajnë edhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me procesin e evoluimit të jetës në Tokë.

Kështu, në përpjekje për të gjetur se ç’ndodhi me dinosaurët, shkencëtarët në Qendrën Berkeley për Geochronology (BGC), në Universitetin e Kalifornisë, dhe universitetet në Holandë e Britani, pas njjë studimi të gjatë, thonë se kanë përcaktuar data më të sakta se kur ndodhi zhdukja e dinosaurve dhe kur ndodhi ndikimi klimatik global. Sipas tyre të dyja datat janë shumë afër njëra-tjetrës, ose këto dy zhvillime mund të kenë ndodhur njëkohësisht.

Shkencëtarët dijnë se ndryshimi i thellë klimatik ishte goditja e fundit që e shtyu jetën në Tokë në një pikë kthese ku shumë qenie të gjalla devijuan nga lloji i tyre duke hyrë në rrugë të tjera evoluimi (përfshi këtu edhe primatët, paraardhësit më të herëshëm të atyre që më pas do të evoluonin në njerëz).

Nga të dhënat e fosileve të dinosaurëve me bazë në tokë dhe krijesave të oqeanit, shkencëtarët thonë se zhdukja e dinosaurve ndodhi – 66 milionë vjet më parë – duke e bërë këtë ngjarje të njëkohshme me ndikimin klimatik.

Studiuesit thonë se tani besojnë se kometat apo asteroidët, nëse nuk ishin tërësisht përgjegjës për zhdukjen, të paktën u dhanë dinosaurëve goditjen përfundimtare.

Rezultatet e studimit u botuan në numrin e shkurtit të revistës Science.

Teoria që lidh zhdukjen e dinosaurve me shpërthimin e meteorëve dhe ndikimin klimatik në Tokë doli si hipotezë në vitin 1980 nga nobelisti Luis Alvarez dhe djali i tij, Walter, profesor i tokës dhe shkencës planetare në universitetin e Kalifornisë në Berkeley. Ata studiuan një krater 170 kilometra të gjerë në Caribbean pranë bregut Yukatan të Meksikës. Krateri mendohet të jetë hapur nga një komete ose asteroid 10 kilometra i gjatë.

Shkencëtarët thonë se mbeturinat që u përhapën në atmosferë nga kjo përplasje, mund të gjenden ende rreth e rrotull globit në formë pluhuri ose grimcash kristali, kuarci e substancash të tjera. Kjo i shtynë ata të mendojnë se goditjet e meteorëve ose sollën ndikimin klimatik ose ndodhën njëkohësisht, por asnjë prej tyre nuk përbën shkakun e vetëm të zhdukjes së dinosaurve.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet e thella klimatike gjatë miliona viteve të mëparshme, duke përfshirë edhe të ftohtin, i shtynë shumë krijesa në prag të zhdukjes ose të ndryshonin rrjedhën e evoluimit, dhe se shkak i ndryshueshmërisë së klimës mund të ketë qenë edhe një seri e vazhdueshme shpërthimesh vullkanike.

One response to “Ç’ndodhi me dinosaurët?”

  1. SHBA says:

    Natyrisht, per te komentua artikullin “C’ndodhi me dinosauruset”, duhet te jesh njohes i mire i kesaj lemie. Por, eshte shume e logjikshme ajo qe thuhet ne tekst- se vetem perplasja e kometeve dhe ndryshimi i vrullshem klimatik eshte pergjigja e zhdukjes se dinosaurusve. Se eshte keshtu, ne disa vende te SHBA-as, kam pa se ne cdo vend ku ka gjurma te perplasjes se kometeve dhe asteroideve me Token- shkruan se ka fosile te dinosaurusve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2013
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728