Çaj jeshil dhe kafeja zvogëlojnë rrezikun e goditjeve në tru

E Shtunë, 16 Mars 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

greenteaStudimet e mëparshme kanë gjetur se çaji jeshil ul rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Tani, një studim i ri tregon se njerëzit që pijnë çdo ditë çaj jeshil ose kafe ulin rrezikun e prekjes nga goditja në tru.

Autorët e studimit intervistuan më shumë se 83 mijë persona në Japoni mbi konsumimin e këtyre pijeve dhe pastaj i vëzhguan ata për 13 vjet.

Rezultatet e studimit u botuan në “Stroke” – revistë e shoqatës amerikan të Zemrës. Autorët gjetën se pjesëmarrësit që pinin një filxhan kafe ose dy gota çaj të gjelbër çdo ditë ulnin rrezikun e goditjes në tru  nga 20 % deri 30 %., në krahasim me ata që i pinin rrallë ato.

Dhe ndërsa sasia këtyre pijeve të konsumuara u rrit, rreziqet e një goditjeje në tru u pakësuan edhe më shumë.

Autorët e studimit arrijnë në përfundimin se përfshirja e çajit jeshil ose kafesë në dietën e përditëshme është një hap i vogël por pozitiv në ndihmë të parandalimit të goditjeve në tru dhe sëmundjeve të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2013
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031