Rrezatimi kundër kancerit të gjirit lë pasoja në zemër

E Shtunë, 16 Mars 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

radiationÇdo e mirë ka një të keqe – një terapi efektive për një sëmundje – gjithashtu vjen me një çmim – rrit rrezikun për një tjetër sëmundje po vdekjeprurëse.

Më shumë se 230 mijë gra amerikane pritet të diagnostikohen me kancer në gji këtë vit, sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Terapia me rrezatim në gjoks është përdorur shpesh pas ndërhyrjes kirurgjike për të pakësuar gjasat e kthimit të kancerit në indet e mbetura të gjirit.

Por një studim në revistën mjekësore të Nju Englandit konstaton se rrezatimi – megjithëse efektiv kundër kancerit të gjirit – rrit rrezikun për sëmundje kryesore në zemër.

Kjo për shkak se rrezet depërtuese kalojnë gjirin duke arritur në zemër dhe në arteriet për rreth.

Gratë që marrin rrezatim në gjirin e majtë – që është më afër zemrës – janë veçanërisht në rrezik të lartë.

Dhe këto rreziqe mund të zgjasin për dekada pas mbarimit të trajtimit me rreze.  Megjithatë, në përgjithësi përfitimet peshojnë më shumë sesa rreziqet. Dhe sot ka shumë mënyra për të monitoruar dhe për të administruar terapitë rrezatuese që zvogëlohet rreziku për prekjen e zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2013
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031