Shoferët e rinj, aksidentet dhe gjumi

E Mërkurë, 22 Maj 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

driverGjumi i pakët shton rrezikun për aksidente për shoferët e rinj në moshë

Ky është një paralajmërim për shoferët e rinj – dhe për prindërit e tyre – për çfarë mund të ndodhë pas timonit – për ata që janë gjithashtu prapa me gjumin e tyre.

Në listën e shqetësimeve rreth shoferëve të rinj në moshë, tani shtohet edhe shmangia e gjumit.

Një studim në “Journal of Pediatrics” merr në shqyrtim më shumë se 20-mijë australianë të moshave 17 deri  24 vjeç.

Zakonet e tyre të gjumit u krahasuan me të dhënat e tyre lëvizëse.

Rezultatet e vëzhgimit tregojnë se shoferët e rinj që flenë më pak se 6 orë në natë ishin 20 për qind më shumë në rrezik për aksidente që janë raportuar në polici.

Personat në studim që thanë se flinin pak në fundjavë kishin mbi 50 për qind më shumë gjasa të përplaseshin me makinë gjatë natës dhe të dilnin jashtë rrugës, trotuareve ose në kanal.

Periudhat mes orës 8 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit ishin kohët e aksidenteve më shumta për shoferët e rinj të përgjumur.

Një tjetër studim gjeti se 60 për qind e vdekjeve mes shoferëve të rinj ndodhin si pasojë e aksidenteve gjatë natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2013
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031