Kalciumi ul rrezikun e vdekjes për gratë

E Diel, 02 Qershor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

caEdhe pse kalciumi (Ca) është një prej shtojcave më të zakonshme dietetike, dobia e tij shpesh është debatuar.

Një studim i ri në “Journal of Clinical Endocrinology” mori në shqyrtim mbi 9 mijë pacientë, dhe nuk zbuloi ndonjë lidhje midis marrjes së kalciumit dhe rrezikut të vdekjes për burrat.

Por marrja e kalciumit shtesë, qoftë nëpërmjet ushqimit ose tabletave, pakësoi rrezikun e vdekjes për gratë gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Me marrjen e kalciumit shtesë, ky rrezik ishte më i ulët në krahasim me rrezikun që përballeshin gratë nëse nuk merrnin fare kalcium shtesë.

Përfitimet u vunë re vetëm tek gratë që morrën doza deri në 1 mijë miligram kalcium në ditë – pavarësisht nëse ishte e përzier me vitaminë  D shtesë, tablet që shpesh kombinohet me kalcium.

Megjithë këto rezultate, autorët e studimit thonë se rreziqet dhe përfitimet nga kalciumi dhe vitamina D, ende vazhdojnë të mos kuptohen plotësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2013
M T W T F S S
« May   Jul »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930