Trajtim i ri për sklerozën e shumëfishtë

E Premte, 07 Qershor 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

stm_cover_jun5Shkencëtarët thonë se kanë arritur një përparim në trajtimin e sklerozës së shumëfishtë, një sëmundje gjymtuese auto-imune që sulmon muret e jashtme të qelizave nervore, përfundimisht duke i bërë të paaftë personat që preken nga ky dëmtim neurologjik. Trajtimi i ri përfshin largimin e qelizave të sistemit imun përgjegjës për sklerozën e shumëfishtë.

Në sklerozën e shumëfishtë, qelizat e bardha të gjakut të sistemit imunitar, të quajtura qelizat T, çorientohen, duke sulmuar shtresën e jashtme mbrojtëse të qelizave nervore apo myelin. Në individë të shëndetshëm, qelizat T ose leukocytes janë përgjegjëse për shkatërrimin e qelizave të tumorit ose ato të infektuara.

Myelin përshpejton transmetimin e impulseve nervore prej trurit dhe palcës kurrizore për gjymtyrët dhe nervat optike, të cilat gjithashtu janë të mbështjella me myelin.

Kur myelin shkatërrohet, impulset motorike nervore bllokohen, duke rezultuar në paaftësi të rënda dhe verbëri në shumë njerëz me sklerozë të shumëfishtë apo MS. Në mbarë botën, rreth milion njerëz janë të prekur nga MS.

Në një studim në revistën “Science Translational Medicine”, shkencëtarë amerikanë dhe gjermanë kanë zhvilluar një terapi që ndalon sulmin kundër myelinës pa dëmtuar funksionin normal të sistemit imunitar. Autorët thonë se trajtimi eksperimental synon qelizat T të trurit që janë përgjegjës për sëmundjen. Terapia është një qasje ndryshe nga trajtimet aktuale MS, të cilat e shtypin sistemin imunitar.

Lloji i ri i trajtimt përfshin marrjen e miliarda qelizave T nga një pacient dhe ngarkimin e tyre me antigjene myelin. Qasja është e ngjashme me mënyrën se si funksionin një vaksinë.

Antigjenet janë proteina të padëmshme nga një virus apo bakter që nuk shkaktojnë sëmundje por nxisin sistemin imunitar për të njohur dhe shkatërruar mikrobet shkaktojnë sëmundje, kështu që një person i ekspozuar më vonë me infeksion nuk sëmuret.

Nëntë pacientët me sklerozë të shumëfishtë në Hamburg, Gjermani u trajtuan me antigjenet myelin. Rezultati ishte se sistemet imunitarë të këtyre pacientëve i konsideruan si të huaja qelizat T të ngarkuara me antigjene, duke paaftësuar dhe vrarë leukocitet e dëmshme deri në 75 për qind

Megjithëse nuk është një kurë për MS, autorët e studimit besojnë se kjo qasje e re është një hap në drejtimin e duhur.

One response to “Trajtim i ri për sklerozën e shumëfishtë”

  1. zerina says:

    Respekt dhe inkurajim per shkencetaret qe punojne ne mbrojtje te shendetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2013
M T W T F S S
« May   Jul »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930