Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Dihet se pagjumësia sjell ndryshime në sjellje – mungesa e gjumit ndryshon nivelet e hormoneve – dhe shkencëtarët në Universitetin e Pensilvanisë kanë zbuluar se mungesa e gjumit mund të shoqërohet edhe me ndryshime fizike.
Gjithashtu, njoftimet rreth shtimit të mbipeshës mes amerikanëve përkojnë me shtimin e rasteve të pagjumësisë – amerikanët flenë më pak – dhe studimi në revistën “Sleep” thotë se ka gjetur një lidhje midis gjumit dhe peshës trupore.
Shkencëtarët shqyrtuan mbi 200 persona në një mjedis laboratorik. Disa prej tyre u lejuan të flenë 10 orë në ditë, ndërsa të tjerët, vetëm 4 orë.
Pas 18 ditësh, personat që flinin 4 orë, shtuan çdo ditë peshën trupore me 500 gramë më shumë sesa personat që flinin 10 orë.
Shkencëtarët thonë se personat që fjetën pak shtuan peshë pasi kishin më shumë kohë zgjuar, të cilët e përdorin për të ngrënë ushqim – gjatë kohës zgjuar ata morrën çdo ditë mesatarisht 500 kalori më shumë sesa personat e grupit që flinin 10 orë.