Leximi, shkrimi dhe kujtesa

E Mërkurë, 10 Korrik 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

readKeni lexuar ndonjë libër kohët e fundit? Nëse përgjigja është “PO” – atëherë keni kontribuar në shëndetin tuaj mendor.

Demenca apo degradimi mendor ndodh kur truri humbet aftësinë për të kujtuar dhe arsyetuar.

Llogaritet se vetëm në SHBA,  rreth 5 milionë njerëz vuajnë në një farë shkallë nga demenca, që prek kryesisht personat e moshuar.

Një studim i kohëve të fundit në revistën “Neurology”, thotë se mbajtja e trurit në gjendje aktive mund të ndihmojë shmangien e këtij përkeqësimi mendor.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim rreth 300 persona në një moshë mesatarisht 89 vjeç  dhe i ndoqën ata për 6 vjet.

Vëzhgimet treguan se tek personat që gjatë jetës së tyre kishin qenë aktivë mendërisht duke lexuar e shkruar u vu re një humbje më e ngadalshme e kujtesës, në krahasim me personat që nuk kishin  lexuar ose kishin lexuar rrallë.

Ndërsa njerëzit që lexonin ose shkruanin në vitet e pleqërisë kishin 32 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga degradimi mendor, në krahasim me të tjerë të moshuar që pak e vinin trurin në punë.

Autorët e studimit thonë se ushtrimi i mendjes duke filluar që nga fëmijëria e në vazhdim është i rëndësishëm për shëndetin e trurit gjatë jetës e veçanërisht në moshë të thyer.

One response to “Leximi, shkrimi dhe kujtesa”

  1. […] shkencëtarët skanuan trurin e fëmijëve, zbuluan se ata që kishin dalë dobët në provim kishin dallime në një zonë të […]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2013
M T W T F S S
« Jun   Aug »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031