Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Për të mirën e shëndetit – a do të jetë tani çokollata (kakao) pija më e preferuar, duke lënë pas verën e kuqe?
Sipas një studimi të ri, dy filxhanë me kakao të nxehtë mund të mbajnë të mprehtë trurin e të moshuarve.
Shkencëtarë në universitetin e Harvardit shqyrtuan 60 persona të rritur, një e treta e të cilëve kishin qarkullim të dobët të gjakut në tru. Kur atyre iu dhanë për të pirë dy filxhanë kakao çdo ditë për një muaj, jo vetëm rrjedha e gjakut në tru u përmirësua, por ata gjithashtu filluan të mendojnë më shpejtë dhe kujtesa e tyre u përmirësua 30%.
Idea se rrjedha e mirë e gjakut përmirëson të menduarit – është tërheqëse.
Por studiuesit paralajmërojnë se ata që duan të nxisin trurin nuk duhet të vrapojnë menjëherë drejt çokollatës, e cila në shumicën e rasteve vjen e ngarkuar me sheqerna dhe yndyrna – të këqia që mund të lënë në hije çdo përfitim.
Megjithatë, ky studim i ri është patjetër ushqim – ose pije – për të menduar.