Probleme paralindjes

E Mërkurë, 07 Gusht 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

fetusTë rriturit mund të jenë në rrezik më të madh për t’u prekur nga shqetësime emocionale dhe dobësitë mendore nëse kanë qenë të privuar nga disa hormoneve të caktuara, gjatë zhvillimit në mitër.

Një studim i ri në minj në laborator zbulon se placenta (shtrati i fëmijës në trupin e nënës) luan një rol më të madh për programimin e sjelljes emocionale të fëmijës në moshë të rritur. Kjo është hera e parë që shkencëtarët vendosin një lidhje midis ndryshimeve në sjelljen e të rriturve dhe funksionit placental. Studimi u krye nga një grup shkencëtarësh të universiteteve Cardiff dhe Cambridge në Britani.

Autorët thonë se hormoni i quajtur ‘faktor i rritjes-2, i ngjashëm me insulinën”, luan rol të madh në zhvillimin e fetusit dhe placentës tek gjitarët, dhe se ndryshimet në furnizimin e këtij hormoni në placentë dhe fetus janë shkaktarë në kufizimin e rritjes në mitër.

Rritja është proces shumë i ndërlikuar dhe ekzistojnë shumë mekanizma të cilët sigurojnë që ushqimet e kërkuara nga foshnja në mitër të mund të furnizohen nga nëna. Shkencëtarët, gjatë studimit, ishin të interesuar të mësonin se në ç”mënyrë prishja e kësaj balance furnizimi mund të ndikojë sjelljet emocional të fëmijës pasi lindjes dhe në moshë të rritur.

Për të kuptuar se si një mospërputhje mes të kërkesës dhe ofertës së ushqimeve të caktuara mund të ndikojë tek njerëzit, shkencëtarët ekzaminuan sjelljen e minjve me defekt në furnizim me një hormon jetik.

Ata e arritën këtë duke dëmtuar hormonin e quajtur ‘faktor i rritjes-2 i ngjashëm me insulinën’, që cilësohet i rëndësishëm për mbarëvajtjen e rritjes së foshnjes në mitër. Me këtë dëmtim, ata krijuan tek minjtë një çekuilibër në furnizimin e ushqimeve të kontrolluara nga placenta, gjë që solli pasoja të mëdha emocionale gjatë rritjes më vonë në jetë.

Simptomat u shoqëruan me ndryshime të veçanta në gjenin në pjesë të trurit që lidhen me sjelljet dhe emocionet. Shkencëtarët ende nuk e dinë saktësisht se në ç’ëmënyrë zhvillime shumë të hershme të jetës së foshnjes në mitër rrezatojnë në gjendjen emocionale në moshë të rritur. Por ky zbulim, thonë ata, mund të tregojë se fara e sjelljes, ndoshta edhe dobësia e trurit dhe çrregullimet e shëndetit mendor, mbillen që para lindjes, ose shumë më herët se sa është menduar më parë.

Edhe pse ky studim u krye në minj, rezultatet mund të kenë implikime të gjera për zhvillimin njerëzor. Ndërkohë, studime të mëtejshme janë planifikuar për të shqyrtuar mekanizmat e trurit që lidhin ngjarjet e hershme të jetës, mosfunksionimin e placentës dhe gjendjen emocionale të të rriturve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2013
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031