Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Si mundet prindërit të marrin ndihmë për të lexuar për fëmijët e tyre nëse askush nuk u thotë se ata kanë nevojë për ndihmë?
Suksesi në mësime shpesh fillon me sukses në lexim. Nëse prindërit dhe mësuesit vonohen në zbulimin e problemeve të leximit, shpesh bëhet e vështirë për t’i futur fëmijët në rrugën e duhur për të dashur shkollën
Tani, shkencëtarë të Institutit Teknologjik në Masaçusets (MIT), thonë se janë në gjendje të zbulojnë aftësisitë e kufizuara për mësim, si dysleksia, më herët se kurrë më parë.
Ata morrën në shqyrtim 40 fëmijë kopshti duke u dhënë një provim fonetik, një nga bazat kryesore të leximit. Disa fëmijë e kryen mirë provimin. Por të tjerët dolën dobët.
Kur shkencëtarët skanuan trurin e fëmijëve, zbuluan se ata që kishin dalë dobët në provim kishin dallime në një zonë të trurit që merret me përpunimin i gjuhës dhe të folurit.