Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shumë njerëz provojnë dhimbje të shpinës. Kur dhimbja është e madhe, disa marrin injeksione me steroid në shtyllën kurrizore.
Por këtë gjilpëra me steroid kanë efekte anësore – shtim të sheqerit në gjak, përshpejtim të sëmundjes së kockave, dhe vështirësojnë shërimin e një plage.
Por, çfarë ndodh nëse një gjilpërë pa-steroid mund të sjellë pakësimin e dhimbjeve?
Shkencëtarë në universitetin Johns Hopkins shqyrtuan më shumë se 40 studime dhe zbuluan se gjiplpërat pa-steroide kundër dhimbjeve në shtyllën kurrizore kanë diçka të përbashkët me gjiplërat me steroide – ato të dyja ofrojnë lehtësim dhimbjesh më shumë sesa një trajtim i tretë i përqorur zakonisht. Kjo do të thotë se gjjilpërat pa-steroide mund të ofrojnë të njëjtin përfitim, si gjilpërat me sterode, por pa efekte të anësore.
One response to “Trajtim alternativ për dhimbjet e shtyllës kurrizore”
ore mua me ka shtyp traktori edhe me esht shtremberuar shtylla kurrizore…dhe me keqja esht se me bashkohen 2 rruaza dhe aty me krijohet dhimbja,,,si tia bej???