Kongresi i Manastirit, jo vetëm i Alfabetit

E Premte, 22 Nëntor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kongresi-ne-Manastir222 nëntor 1908 – Përfundon punimet Kongresi i Manastirit, vendimi me i rëndësishëm i të cilit ishte miratimi i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe – prandaj shpesh quhet edhe Kongresi i Alfabetit. Por ky kongres, kishte në plan edhe çështje të tjera të arsimit. Historianët përmendin një takim të fshehtë mes delegatëve, që u zhvillua në një nga dhomat e ndërtesës ku mbahej kongresi.

Eshtë fjala për një propozim që Shahin Kolonja kishte përgatitur për t’a paraqitur në parlamentin osman. Sipas këtij propozimi, mësimet në të gjitha shkollat duhej të zhvilloheshin në gjuhën shqipe, ndërsa turqishtja si gjuhë e perandorisë duhej të hynte në këto shkolla vetëm pas klasës së katërt fillore.

Shkollat, si edhe më parë, duhej të financoheshin nga shteti (në prag të kongresit të Manastirit, në trojet shqiptare funksiononin vetëm 15 shkolla). Në propozim, hidhej edhe idea e krijimit të shkollave të larta. Në buxhetin e  perandorisë duhej të caktohej një fond vjetor për arsimimin e studentëve shqiptarë në Evropë ose Amerikë, ku ata të përgatiteshin për të dhenë mësime në universitetet shqiptare.

Për të shmangur ndërhyrjen e Italisë, Greqisë a Austrisë në këto cështje, në mbledhjen e fshehtë në Manastir u propozua që priftërinjtë katolikë e ortodoksë të pagueshin nga shteti osman. Ky ishte një projekt i guximshëm, ndikuar edhe nga entusiazmi që rilindasit provonin në prag të Kongresit Manastirit.

Propozimi, që sot pasqyron vizionin e atdhetarëve të asaj kohe për arsimin, kurre nuk u paraqit për diskutim në parlamentin osman. Ai mbeti brenda dyerve të mbyllura, ndoshta në pritje të kushteve kombëtare kur idea për pavarësi të ishte e mirëpritur, ashtu si u deshën disa vite derisa alfabeti i miratuar në Manastir të pranohej pa kundërshtime nga të gjithë në mbarë trojet shqiptare. Në gjithë këtë zhvillim, një veçori vihet re, se në një kohë kur shqiptarët të përcarë e pa një shtet të vetin, arritën brenda pak ditësh të binin dakord mbi një vendim kaq monumental, siç eshte Alfabeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2013
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930