Astrit Lulushi
Më 24 prill 1877 fillon lufta ruso – turke; Rusia i shpall luftë Perandorisë Osmane – ishte në fakt konflikt midis Perandorisë Osmane dhe Koalicionit Ortodoks Lindor. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz e pastaj në Ballkan nën atmosferën e krijuar nga nacionalizmi i shekullit të 19-të. Faktorët shtesë të luftës ishin edhe shpresat ruse për të rimarrë territoret e humbura gjatë Luftës së Krimesë, si dhe për vendosjen e kontrollit në rajonin e Detit të Zi, dhe shtrirjen e ndikimit në Ballkan.
Lufta ruso – turke solli ndryshime edhe mes shqiptarëve; ata mësuan se perandoria Osmane nuk ishte e pathyeshme; dhe së dyti, trojet e tyre nën perandori nuk ishin aq të mbrojtura ndaj rrezikut të gllabërimit nga vendet fqinje – shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit (1878) – kuptimi i gjendjes solli ndryshimin e mendësisë që i futi shqiptarët në udhën drejt pavarësisë.
Gjithashtu, Lufta ruso – turke shkaktoi një ndryshim tjetër; atë mes emblemave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, ndarje e cila vazhdon sot e kësaj dite. Rusia dhe Perandoria Osmane kishte nënshkruar Konventën e parë të Gjenevës (1864), e cila e bëri Kryqin e Kuq emblemën mbrojtëse për personelin ushtarak mjekësor, të plagosurit, dhe robërit e luftës. Por Kryqi u kujtonte osmanëve kryqëzatat, kështu që e zevendësuan atë me Gjysmë Hënën e Kuqe; simbol i shoqatave të tilla ndihmëse në shumicën e vendeve myslimane – më vonë Gjysmë Hëna e Kuqe u ratifikua si emblemë mbrojtëse nga Konventat e Gjenevës në vitin 1929 dhe përsëri në vitin 1949.
One response to “Lufta ruso – turke dhe Ballkani”
I have recently started a site, the information you offer on this website has helped me tremendously. Thank you for all of your time & work. “A physicist is an atom’s way of knowing about atoms.” by George Wald.