Pushtimi i parë i Ilirisë

E Diel, 25 Maj 2014
1 comment

Queen TeutaPranverë, më 229 pes – Romakët pushtojnë për here të parë Ilirinë, kur dy konsuj, Fulvus dhe Postimius, me ushtritë e tyre (njëri nga deti e tjetri nga toka) u dërguan për të ndëshkuar mbretëreshën Teuta – Ajo kishte vrarë ambasadorin romak, pasi ky i ishte përgjigjur pa respekt. Historiani Polybius (203 pes – 120 pes) tregon se:

Roma dërgoi në oborrin e mbretëreshës Teuta dy ambasadorë për ta paralajmëruar që ilirët duhej të ndërprisnin piraterinë ndaj anijeve dhe brigjeve italiane. Teuta iu përgjigj se ilirët ishin njerëz të lirë dhe nuk kishin nevojë për urdhërat e saj se si të silleshin. Një nga ambasadorët, ai më i riu në moshë, ia ktheu: ‘Mbretëreshë Teuta, romakët kanë një traditë të shkëlqyer se është shteti që merret me dënimin e atyre që kryejnë gabime, dhe me ndihmën e atyre që vuajnë gabime. Me ndihmë të Zotit, ne do të bëjmë sa më shpejt ç’është e mundur që mbretëresha ilire të ndryshojë mënyrën se si qeveris nështetasit e saj’. Ishin këto fjalë, në oborrin e saj, nga një i huaj, që e zemëruan Teutën, e cila dërgoi njerëz dhe e vranë ndërsa ambasadori po i hypte anijes për t’u kthyer në vendin e tij. Kur lajmi mbërriti në Romë, romakët u zemëruan së tepërmi dhe autoritetet menjëherë filluan mbledhjen e legjioneve, përgatitën flotën, dhe u nisën për herë të parë drejt brigjeve të Ilirisë dhe asaj pjese të Evropës.

One response to “Pushtimi i parë i Ilirisë”

  1. ylldija says:

    Keto jane pasojat e ndersa e verteta pritet te dale sepse eshte edhe teoria e konspiracionit e cila vazhdon ende edhe sot rreth shkaterrimit te popullit ilir dhe sot atij shqiptar.
    Faleminderit z. Lulushi per kete blog ku pasqyrohen keto shkrime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2014
M T W T F S S
« Apr   Jul »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031