Aftësitë sociale të fëmijëve mund të jenë në rënie ndërsa ata shpenzojnë më pak kohë për komunikim drejtpërdrejt a ballë-për-ballë për shkak të përdorimit gjithnjë e më shumë të mediave elektronike.
Një grup psikologësh pranë Universitetit të Kalifornisë, Los Anxheles (UCLA) vunë re gjatë studimit se fëmijë të klasës së gjashtë, që qëndruan për pesë ditë pa një smartphone, ose pajisje eletronike, pa televizion apo ekrane digjitale, u treguan më të ndjeshëm në leximin e emocioneve njerëzore në krahasim me moshatarët të tyre që shpenzuan orë të tëra çdo ditë duke kërkuar në pajisjet e tyre elektronike. Rezultatet ishin të njejta si për djemtë edhe për vajzat.
Autorët e studimit arritën në përfundimin se leximi i emocioneve të shprehura pa fjalë nuk mund të mësohet nga një ekran siç mund të mësohen nëpërmmjet komunikimit ballë për ballë. Pra, nëse nuk keni praktikuar komunikimin ballë për ballë, por vetëm nëpërmjet mediave elektronike, përfshi facebook, twitter etj., ju mund të jeni duke humbur aftësitë e rëndësishme sociale apo të komunikimit ndërnjerëzor. Rezultatet konsiderohen të rëndësishme, duke pasur parasysh se ndryshimet u vunë re pas vetëm pesë ditësh (kohë-zgjatja e studimit).