Astrit Lulushi
Ekonomitë e zhvilluara janë faktori më i madh në zhdukjen e gjuhëve të pakicave, konstaton një studim i ri – dhe zbulon ‘pikat e nxehta’ të globit ku gjuhët janë më nën kërcënim, si në Australinë veriore dhe zonat veri-perëndimore të SHBA-së dhe Kanadasë.
Studimi gjithashtu tregon vendet tropikale si Brazili dhe në Himalaja. si Nepali që po përjetojnë rritje të shpejtë ekonomike, si pika të nxehta të ardhshme për zhdukjen e gjuhës.
Studimi, botuar në Proceedings of Royal Society B, thotë se tre komponentët kryesorë të rrezikut janë: numri i vogël i popullsisë (numër i vogël i folësve), zona e vogël gjeografike e banuar dhe ndryshimi i popullsisë – në këtë rast, rënia e numërit të folësve.
Duke shqyrtuar të dhënat gjuhësore nëpërmjet këtyre mekanizmave, shkencëtarët zbuluan se nivelet e PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto) për një banor lidheshin me humbjen e diversitetit gjuhësor: më i suksesshëm ekonomikisht, aq më shpejt zhdukej diversiteti i gjuhës.
Autorët shpjegojnë se ndërsa ekonomia zhvillohet, një gjuhë shpesh vjen për të dominuar sferat politike dhe arsimore të një kombi. Njerëzit për oportunitet janë të detyruar të pranojnë gjuhën mbizotëruese ose rrezikohen të mbeten të jashtë ekonomikisht dhe politikisht. Sigurisht secili ka të drejtë të zgjedhë gjuhën që do, por duke ruajtur gjuhën që po shuhet është e rëndësishme për të ruajtur diversitetin kulturor njerëzor në një botë gjithnjë e më të globalizuar.