Një studim i ri ofron dëshmi që barrierat fizike të formuara nga oqeanet mund të ndikojnë diversifikimin e gjuhës. Për shkencëtarët kjo konfirmon hipotezën se gjuhët, ashtu si speciet, janë produkt i evolucionit.
Studimi i ri i publikuar në Journal of Evolutionary Biologji thotë se i njëjti faktor përgjegjës për shumicën e biodiversitetit në Ishujt Galapagos është gjithashtu përgjegjës për diversitetin gjuhësor në ishujt japonezë; pengesat natyrore oqeanike që pengojnë bashkëveprimin mes komuniteteve gjuhësorë. Prandaj, një gjuhë e izoluar gradualisht ndryshon nga tjetra për shkak të pakësimit të kontaktit.
Për shembull, ndryshimi midis anglishtes britanike dhe anglishtes amerikane kishte filluar të vihej re që në shekullin e XVIII, qoftë nga ndarja a pavarësia nga Britania por edhe nga kontaktet a përzierjet e anglishtes me gjuhë të folura nga kolonë jo-britanikë në Hemisferën perëndimore. Një kontribut të veçantë në drejtim të formalizimit të ndryshimeve midis së njëjtës gjuhë erdhi nga Noah Webster, i cili shkroi fjalorin e parë amerikan (botuar 1828) duke treguar se njerëzit në Shtetet e Bashkuara flisnin një dialekt të ndryshëm anglisht nga banorët në Britani. Në tregimin Ghost Canterville (1887), Oscar Wilde do të shkruante: “Ne kemi çdo gjë të përbashkët me Amerikën në ditët e sotme, me përjashtim, natyrisht, gjuhën.” Ndërsa dramaturgu dhe humoristi George Bernard Shaw do të shprehej: “Anglezët dhe amerikanët janë dy popuj të ndarë nga një gjuhë e përbashkët.”
Një shembull i ndryshimit të një gjuhe nga mungesa e kontaktit a bashkëveprimit është edhe ajo e shqipes me arbërishten, me detin si pengesë dhe gjuhë të tjera të huaja brenda a mes tyre.