Shkencë: Perceptime

E Diel, 12 Tetor 2014
Leave a comment

Mona LisaNjë nga gjetjet më të fuqishme në psikologji sociale është “bukuria-është-e mirë”, d.m.th., njerëz fizikisht tërheqës perceptohen dhe trajtohen më pozitivisht se njerëzit fizikisht jotërheqës. Por ka njerëz tërheqës që nuk janë aspak të mirë, dhe anasjelltas.

Bukuria shpesh perceptohet si e mirë, por nuk është e mirë edhe pse e bukur. Kërkimet kanë treguar se njerëzit që fillimisht perceptohen si fizikisht tërheqës priren të ndjekin një model shumë të parashikueshëm: ata janë mesatarë, simetrikë. Por a nuk janë gjëra të tilla si karakteri dhe mirësia faktorë në perceptimet e tërheqjes fizike?

Në një studim, shkencëtarët iu dhanë pjesëmarrësve, në 3 grupe, të vlerësojnë 60 fotografi të fytyrave të panjohura. Të gjitha fotografitë ishin marrë nga Google, dhe të gjitha fytyrat kishin shprehje neutrale emocionale. Një grupi iu tha të përshkruanin karakteristikat pozitive të personalitetit të njerëzve në fotografi (p.sh., të mirë, të ndershëm); një tjetër grupi iu kërkua përshkrimi negativ (p.sh., i keq); dhe grupit të tretë nuk iu dha asnjë informacion në lidhje me njerëzit në fotografi.

Gjatë vlerësimit të parë, nuk pati dallime të mëdha në shkallën e tërheqjes midis grupeve. Por pas vlerësimit të dytë, grupi që kishte dhënë përshkrime pozitive dhe grupi me përshkrime negative të personalitetit të njerëzve në fotografi dhanë shkallën më të ulët të vlerësimit.

A tregon kjo se aktiviteti psikologjik është i lidhur me funksione të jashtme fizike, dhe se një njeri është qenie a entitet i psikologjisë dhe fiziologjisë?

Por ndoshta ky studim ishte shumë artificial –  efektet e njëjta nuk do të ndodhnin për njerëzit që i njohim. Ka arsye pse tiparet e personalitetit mund të formojnë perceptimet fizike. Edhe pse bukuria është një vlerësim i vlerës, nuk ka arsye pse vlerësimi duhet të jetë thjesht fizik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2014
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031