Disa besojnë se pirja e duhanit kanabis apo marijuanas nxit krijimtarinë. Por një studim i ri nga shkencëtarë nga Universiteti Leiden në Holandë pretendon se nuk është kështu; pirja e kanabis madje mund të pengojnë krijimtarinë. Sipas tyre, thënia se kanabis përmirëson kreativitetin “është iluzion”.
Kanabis, apo marijuana, është droga më e përdorur e paligjshme. Vetëm në SHBA, Sipas një raporti të vitit 2012 nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 7.3% e personave të moshës 12 vjeç e sipër kishin përdorur kanabis..
Disa përdorues të kanabis pretendojnë se kjo drogë rrit krijimtarinë. Steve Jobs (1955 – 2011), bashkë-themeluesi i Apple, dikur pati thënë se mënyra më e mirë për të përshkruar efektin e marihuanës dhe hashashit është se ajo të bënë më të relaksuar dhe krijues.
Shkencëtarët morrën në shqyrtim 59 persona dhe i ndanë në tre grupe.
Një grupi iu dha kanabis me përmbajtje të lartë THC (22 mg); një grupi tjetër iu dha një dozë e ulët THC (5.5 mg); ndërsa grupi i mbetur mori placebo.
Personat në studim nuk ishin të vetëdijshëm për atë që ishin duke marrë.
Të gjithë pjesëmarrësve pastaj iu kërkua për të përfunduar një seri detyrash njohëse për matjen e të menduarit krijues; të menduarit divergjent që vjen me ide duke eksploruar sa më shumë zgjidhje që të jetë e mundur; dhe të menduarit konvergjent (gjetjen e vetëm një përgjigje të drejtë për një pyetje).
Studiuesit zbuluan se personat që morën kanabis me dozë të lartë THC kishin të dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme të menduarit divergjent (rjedhshmëri, fleksibilitet, dhe origjinalitetin e përgjigjeve), në krahasim me ata që morën dozë të ulët dhe placebo.
Por edhe pjesëmarrësit që tymosën kanabis me dozë të ulët THC nuk dolën më mirë se ata që tymosën placebo.
Personat që morrën kanabis në dozë të ulët dhe të lartë nuk patën asnjë efekt në të menduarit konvergjent në mesin e pjesëmarrësve në studim. Raporti u botua në revistën mjekësore Drug and Alcohol Dependence.