Shkencë: FRAX

E Diel, 26 Tetor 2014
Leave a comment

FRAX-iphone-app-1Një nga përparimet më të rëndësishme në menaxhimin e osteoporozës dekadën e kaluar ka qenë futja e algoritmeve të vlerësimit të rrezikut të thyerjes. Sot, në vend që të mbështeten vetëm në vlerat e densitetit të kockave, mjekët përdorin mjete të tilla si FRAX, një llogaritës gjerësisht në dispozicion, për të ndihmuar në identifikimin e pacientëve që kanë nevojë për trajtim. Një studim i ri (International Osteoporosis Foundation) vlerëson përdorimin FRAX në mbarë botën, gjatë një periudhe një-vjeçare.

Çfarë është FRAX?

FRAX (Fracture Risk Assessment tool) llogarit probabilitetin e një individi gjatë një perudhe 10-vjeçare për thyerje osteoporotike bazuar në faktorët e rrezikut klinik. FRAX integron peshën e faktorëve të rrezikut për thyerje dhe rrezikun e vdekshmërisë, me ose pa informacion mbi densitetit mineral të kockave (BMD).

Me modele të veçanta për 53 vende, FRAX është përdorur gjerësisht nga mjekët për të ndihmuar në vlerësimin e rrezikut të thyerjes së kockave të pacientëve. Përdorimi i këtij mjeti përmirëson vlerësimin e rrezikut në krahasim me përdorimin e vetëm BMD, duke lejuar mjekët të marrin vendime më të informuara trajtim.

Studimi tregon variacion të madh në përdorimin e FRAXit:

Vendet që përdoren FRAX më shpesh ishin SHBA, Britania, Kanadaja, Spanja, Japonia, Franca, Belgjika, Italia, Zvicra dhe Turqia.

Përdorimi FRAX për frymë të popullsisë të moshës mbi 50 vjeç është më e lartë në Slloveni, Zvicër, SHBA, Belgjikë, Zelandë e Re, Britani, Liban, Kanada, Suedi dhe Irlandë.

Përdorim më i ulët ose shumë i ulët është shënuar në Shqipëri, Bjellorusi, Bullgari, Bosnje, Kroaci, Letoni, Maqedoni, Moldavi, Serbi dhe Ukrainë.

Studimi gjithashtu vlerëson se ndryshimet në përdorim nuk ishin të lidhura ngushtë me disponueshmërinë e një modeli FRAX ose jo, por  kryesisht me qasje të kufizuar në internet në disa vende, me përparësinë e ulët të shëndetit të kockave. ose me mungesën e udhëzimeve apo ritmin e ngadaltë të inkorporimit të teknologjive të reja.

FRAX është një pasuri e provuar në menaxhimin e osteoporozës.

Shpresohet që të dhënat krahasuese nga ky studim do të inkurajojnë përdorimin e FRAXit edhe në vendet që kanë mbetur prapa, si për shembull, Shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2014
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031