Shkencë: Art parahistorik

E Diel, 02 Nëntor 2014
Leave a comment

art1Disa nga arritjet artistike më të hershme dhe më misterioze të njerëzimit  – duke përfshirë piktura prehistorike të shpellave, petroglifet dhe strukturat megalithike si Stonehenge – mund të ketë qenë frymëzuar nga valët zanore të keqinterpretuara si të mbinatyrshme, thuhet në një studim në revistën ASA (Acoustical Society of America).

Ashtu si reflektimi i dritës jep iluzionin e të parit të vetes në mënyrë të dyfishtë në një pellg me ujë, edhe valët e zërit të reflektuar në një sipërfaqe janë matematikisht identike. Kjo mund të rezultojë në iluzion dëgjimor.

Jehona e duartrokitje mund të tingëllojë ngjashëm me rrahjen thundrave, ndërsa jehona të shumëfishta brenda një shpelle mund të krijonë një pasqyrim të stuhishëm që imiton tingujt e një tufe kafshësh thundrore.

Shumë kultura të lashta ia atribuojnë bubullimat në qiell këmbëve të perëndive, kështu jehona brenda shpellave u interpretua si bubullimë dhe frymëzoi pikturat e këtyre perëndive në muret e shpellës. Kjo teori mbështetet nga matjet akustike, të cilat tregojnë lidhje të rëndësishëm statistikore mes vendeve të artit shkëmbor dhe vendeve me reflektim të fortë.

Karakteristika të tjera akustike mund të kenë qenë edhe keqinterpretuar nga kulturat e lashta që nuk ishin në dijeni të teorisë së valëve.

Gjithashtu, sot, të dhëna shqisore mund të përdoren për të manipuluar perceptimin dhe të çojnë në iluzione të kundërta me realitetin shkencor – dhe objektiviteti është i diskutueshëm, sepse një grup i caktuar të dhënash mund të përdoret për të mbështetur konkluzione të shumta.

Historia e njerëzimit është plot me keqinterpretime të tilla, si p.sh., iluzioni vizual se dielli lëviz rreth tokës. Kjo, nga ana tjetër, çon në pyetjen më të përgjithshme: çfarë iluzione të tjera jemi duke jetuar?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2014
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930