Shkencë: Lufta dhe Truri

E Premte, 28 Nëntor 2014
Leave a comment

BRAINNdërsa truri i njeriut përbën vetëm rreth 2 për qind të peshës së trupit, ai përdor rreth 20 për qind të energjisë së konsumuar. Kostot e tjera për të paturit e një tru të madh përfshijnë nevojën për kujdes  të zgjeruar prindëror, vështirësitë e lindjes së foshnjave me kokë të madhe, dhe disa sëmundje mendore që lidhen me kompleksitetin e trurit.

Lufta jo vetëm ka vonuar progresin teknologjik dhe ndryshimet e mëdha shoqërore dhe politike, por ka penguar edhe evoluimin e trurit dhe aftësisë njerëzore për të bashkëpunuar drejt qëllimeve të përbashkëta,

Në ç’mënyrë truri i njeriut zhvillohet që të bëhet aq i madh dhe kompleks?

Një pyetje tjetër (e gjatë) është se në ç’mënyrë njerëzit që kanë preferenca të forta të lindura për sjellje bashkëpunuese, mbrohen ndaj shfrytëzimit nga hileqarët?  Kështu, sjelljet bashkëpunuese pritet të jenë të rralla, dhe në të vërtetë, tek kafshët ato janë tepër të kufizuara. Njerëzit, megjithatë, janë specie e veçantë ku bashkëpunimi është i përhapur dhe nuk kufizohen vetëm tek të afërmit.

Studim i ri i publikuar në  revistën Royal Society Interface, paraqet një model matematik që ofron përgjigje.

Modeli tregon se inteligjenca dhe sjelljet bashkëpunuese mund evoluojnë për të zgjidhur problemin e veprimit kolektiv dhe për të kapërcyer kostot e të paturit e një tru të madh.

Kështu, aftësia bashkëpunuese evolon më  lehtë nëse ka konflikt të drejtpërdrejtë ose luftë mes grupeve. Në të kundërt, aktivitetet kolektive, të tilla si mbrojtja kundër grabitqarëve ose gjuetisë për ushqim, kanë shumë më pak të ngjarë të rezultojnë në rritje të konsiderueshme të aftësive bashkëpunuese.

Studimi gjithashtu parashikon se në qoftë se aftësia e lartë bashkëpunuese nuk mund të zhvillohet, ndoshta për shembull sepse kostot për të pasur një tru të madh janë shumë të larta, speciet do të ushqejnë një përqindje të vogël të individëve me predispozicion gjenetik për të kryer akte individuale të kushtueshme me dobi për grupin.

Përveç kësaj, modeli i ri sfidon teoritë se koalicionet brenda grupit dhe gjuetia bashkëpunuese janë kushte për evoluimin e trurit, dhe ofron të kundërtën: që bashkëpunimi  mes grupeve është pasojë dhe jo shkak i evoluimit.

Pra, aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me të tjerët është kryesisht përgjegjëse për ardhjen e njeriut në jetë. Pyetja është se si kjo aftësi e parë evoluoi kur ekzistojnë kushte metabolike dhe kosto fiziologjike që lidhen me madhësinë e trurit njerëzor, dhe kur bashkëpunimi mund të dëmtohet lehtë nga të tjerë. Modeli i ri ofron përgjigje e cila thekson rolin e konflikteve në formësimin e tipareve unike të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2014
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930