Vikingët janë të njohur për bastisje dhe tregti, por ata që u vendosën në Islandë shekuj më parë shpenzuan më shumë kohë për prodhimin dhe konsumin e birrës dhe mishit – pjesërisht për të fituar pushtet politik.
Luftëtarët lundrues kërkonin për të mbështetur një shoqëri dhe ekonomi ku paria të jepte festa të mëdha me birrë, dhe mishi të shërbehej në salla të mëdha. Por në vend të kësaj, arkeologë nga universiteti Baylor (Teksas) zbuluan se çfarë ndodhi kur Vikingët filluan të shpenzonin më shumë kohë duke rritur mishin e gjedhit.
Paria e vikingëve i përdorte këto pasuri si muskuj politikë me barabarëtët ose rivalët – plus për të çimentuar marrëdhëniet mes vikingëve.
Sagat e Vikingëve, së pari të shkruara në shekullin e 13, përmbajnë hollësi të tilla si, njerëzit shtroheshin në festat sipas pozitës në shoqëri a rang. Këto tekste lexohen pothuajse si romane, dhe janë burime që flasin për jetën e përditëshme të tyre -vikingët mund të kenë vënë sopatat në kokat e njëri-tjetrit – por sagat përshkruajnë edhe mjeljen bagëtive.
Brigjet e Islandës ishin të pabanuara. Kur Vikingët arritën, ata gjetën ultësira pyjore, kullota të mjaftueshëm dhe ushqime deti. Kafshët përzgjidheshin për festat, me therje rituale dhe shfaqje të kafkave; fara elbi të zbuluara demonstrojnë kultivimin e tij. Elbi përdorej për bukë ose qull, por vlera sociale e birrës tregon se elbi është përdorur kryesisht për të prodhuar alkool.
Me kalimin e shekujve, ndërsa temperaturat në Atlantik të Veriut ranë, dimri në Island u zgjat. Bagëtitë filluan të mbaheshin në ambiente të mbyllura në hambare të mëdha gjatë dimrit; për shkak të erozionit, ndërrimet klimatike dhe zhdukjes së pyjeve, numri i tyre u pakësua.
Familje të rangut të lartë gjithashtu përpiqeshin për të rritur elb, por me një sezon të shkurtër moti të përshtatshëm (9-muaj dimër) edhe kultivimi i elbit u ndal, dhe krerët lokalë nuk përmenden më në sagat vikinge.
Kështu, duke u dhënë pas prodhimit të mishit dhe birrës vikingët vunë aspiratat politike mbi të mirën e komunitetit; e bënë politikën më të rëndësishme se sa krijimin e një shoqërie produktive – prandaj sagat pushuan së kënduari dhe rëndësia vikinge u shua.