Pacientët me sëmundje të zemrës janë këshilluar për të shmangur të qenit jashtë gjatë orëve të trafikut të madh, thuhet në një studim botuar në Europian Heart Journal.
Më shumë se 3 milion vdekje në mbarë botën shkaktohen çdo vit nga ndotja e ajrit. Ndotja e ajrit renditet e nënta mes faktorëve të rrezikut të sëmundjes, para aktivitetit të ulët fizik, kripës në ushqim, kolesterolit të lartë dhe përdorimit të drogës.
Tani ekzistojnë dëshmi se ndotja e ajrit është e lidhur me sëmundjet dhe vdekshmërinë kardiovaskulare. Shmangia e ndotjes së ajrit, ku të jetë e mundur, mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun kardiovaskular dhe kardiologët..duhet t’i përfshijnë këto informacione në këshillat e jetesës për pacientët e tyre.
Deri në një e treta e evropianëve që jetojnë në zonat urbane janë të ekspozuar ndaj niveleve të ndotjes së ajrit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se rreth 90% e evropianëve janë të ekspozuar ndaj niveleve që janë të dëmshme për shëndetin.
Europian Heart Journal rekomandon këto veprime për të zvogëluar ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit:
– Ecje, çiklizëm, dhe transport publik
– Shmangie e djegies joefikase të biomasës për ngrohje të brendshme
– Kalimi në parqe, për të shmangur rrugët kryesore të trafikut
– Kufizimi i kohës shpenzuar jashtë gjatë periudhave me ajër të ndotur
– Sisteme ventilimi me filtrim për shtëpitë në zonat me ndotje të lartë
Njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare nxiten veçanërisht të ndjekin këtë këshillë. Ata duhet gjithashtu të sigurojë që të marrin medikamentet e përcaktuar.
Njerëz mbipeshë dhe ata me diabet mund të jenë në rrezik më të lartë të efekteve kardiovaskulare të ndotjes, ndërsa ndotësit e ajrit mund të përkeqësojnë dhe nxisin zhvillimin e faktorëve të rrezikut të tilla si tensioni i lartë dhe dëmtim të ndjeshëm të insulinës.
Roli i ndotjes së ajrit të brendshëm nuk duhet të minimizohet. Ajri i ndotur jashtë hynë në ndërtesa dhe zakonisht ekspozimi ndodh në ambiente të mbyllura. Cilësia e ajrit në shtëpi, shkolla, vende pune është problem jo i vogël.
Lëndët djegëse fosile janë një burim i madh i ndotjes së ajrit dhe burim kryesor i gazeve serë: Largimi nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile për prodhimin e energjisë do të rezultojë në përfitime të mëdha për shëndetin e njeriut, nga ekspozimi i zvogëluar ndaj ndotjes së ajrit dhe nga zbutja e ndryshimeve klimatike.