Libër: Luftë e Fe

E Shtunë, 13 Dhjetor 2014
Leave a comment

book coverLufta e parë Botërore – Lufta për t’i dhënë fund të gjitha luftërave – në fakt mbolli fara për konflikte të ardhshme, përmes fesë. Kjo është neglizhuar, thotë një historian.

Në këtë luftë, që shënoi 100 vjetorin në korrik, fuqitë globale e shihnin veten si të favorizuar nga Zoti.

Në një intervistë në Interfaith Voices, në radion publike amerikane  (NPR), profesor Filip Jenkins, autor i librit “The Great and Holy War”, thotë se gjatë Luftës së Parë, Gjermania mendonte se ishte një forcë fetare në mision mesianik, ndërsa Rusia e shihte veten jo si shtet të krishterë, por si shtetin e vetëm të krishterë.

Lufta e Parë Botërore u shndërrua në kryqëzatë fetare. Mbizotërimi i mesazheve propagandistike fetare dhe mënyra se si njerëzit mendonin për luftën, bëri që Feja të mbushte ajrin që njerezit  thithnin, dhe  armiku të shihej si djall. Engjëj dhe Virgjëresha Mari u raportuan të shfaqeshin rregullisht në fushëbeteja, dhe apokalipsi ishte në mendjen e njerëzve gjatë luftës, në të cilën më shumë se 9 milion ushtarë u vranë.

Besimi në të mbinatyrshmen ishte forcë lëvizëse dhe ndihmoi tre fetë e mëdha – Krishtërimin, Judaizmin dhe Islamizmin – në hapjen e rrugës për pikëpamjet moderne të dhunës fetare. Xhihade dhe luftërat e shenjta shpërthyen në të gjithë botën, dhe këto lëvizje dolën nga Lufta e Parë Botërore.

Nocioni i të qenit pjesë e një lufte të shenjtë ra si hije mbi vitet 1920, 1930 dhe madje edhe vitet 1940, kur lëvizjet popullore laike të tilla si nazizmi, fashizmi dhe komunizmi përdorën retorika të ngjashme.

Por nëse Gjermania e pa veten si pjesë të një lufte të shenjtë në Luftën e Parë, pyetja do të ishte ‘pse humbi?’ – dhe nëse agjentët e djallit ishin mes tyre, kjo shtron udhën për të shpjeguar edhe antisemitizmin vrasës e vicioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031