Shumë dijetarë modernë i cilësojnë Davidin dhe Solomonin si figura mitologjike dhe besojnë se mbretëritë e tyre nuk kanë ekzistuar.
Zbulimet e reja ofrojnë dëshmi se disa lloj aktivitetesh qeveritare janë zhvilluar në rajon në atë periudhë.
Gjashtë vula zyrtare prej balte të gjetura nga një ekip arkeologjik nga Universiteti Shtetëror i Mississippit gjatë gërmimeve një vend të vogël në Izrael ofrojnë dëshmi që mbështesin ekzistencën e këtyre mbretërive biblike.
Vulat e zbuluara janë përdorur për të nënshkruar korrespondencën zyrtare në të njëjtën mënyrë si vulat prej dylli u përdorën në dokumente zyrtare në periudhat e mëvonshme.
Rezultatet paraprake sugjerojnë se një shtet ishte duke u formuar në shekullin e 10 pes, dhe vulat lidhen me epokën e hekurit e cila daton në atë periudhë.
Zbulimi ndihmon në një debat të vazhdueshëm në komunitetin arkeologjik në lidhje me çështjen nëse qeveri apo shtete kanë ekzistuar në fillim të epokës së hekurit.
Disa dijetarë dhe arkeologë kanë hedhur poshtë besueshmërinë historike të tekstit biblik rreth mbretërve Davidin e Solomon të regjistruara në Bibël.
Vendi ku u zbuluan vulat ishte zgjedhur në mënyrë që studiuesit të mund të studionin dinamikën kufitare midis kombeve Filistinë dhe Jude. Vulat janë analizuar nga Qendra Kombëtare e Shkencës në Universitetin e Minesotës dhe ekzaminuar e datuar nga Departamenti i Qytetërimeve Klasike në Universitetin George Washington.
Arkeologët janë përpjekur për të përcaktuar se çfarë njerëzish jetonin në rajon, dhe me çfarë merreshin ata, dhe sugjerojnë se kjo zonë kufitare në Khirbet Summeily (sot afër Jeruzalemit) ishte kryesisht bujqësore-blegtorale, dhe gjetja e vulave mbështet idenë e një instalimi qeveritar.