Eksplorimi i oqeaneve

E Diel, 11 Janar 2015
Leave a comment

navyDy anije të reja kërkimore amerikane do të shkojnë në Arktik dhe Atlantik në vitin 2015, duke lejuar shkencëtarët për të eksploruar gjeologjinë dhe biologjinë e oqeaneve.

Pavarësisht nga studimet prej dekadash, oqeanet mbeten disa nga pjesët më të pashkelura dhe interesante të planetit. Të dy oqeanet, Atlantiku i Veriut dhe Arktiku, luajnë rol kritik në klimën e Tokës, dhe dy anijet e reja, Sikuilaq dhe Armstrong, do të ndihmojnë shkencëtarët nga një shumëllojshmëri disiplinash për të mësuar më shumë.

Për shembull, një kimist mund të masë aciditetin e oqeanit, dhe një biolog mund të bëjë kërkim në disa specie që  ndikohen nga temperaturat e larta oqeanike.

Të dyja anijet  janë pjesë e Sistemit Laboratorik Universitar Oqeanografik (WHOI), një konsorcium i 62 institucioneve akademike dhe laboratoreve amerikane.

Një nga anijet, Sikuliaq, do të shqyrtojë ujërat a Alaskës dhe rajonet polare. Sikuliaq, nga gjuha indiane që do të thotë “akulli i ri i detit”, do të ketë në bord rreth 26 shkencëtarë.

Ndërkohë, anije Armstrong, në pronësi të Marinës së SHBA, është aktualisht në ndërtim e sipër në kantjerin në Anacortes, Washington. Ajo ka marrë emrin e astronautit të parë që shkoi me anijen Apollo në Hënë, Neil Armstrong.

Armstrong është projektuar për të lundruar në mbarë botën, dhe do të jetë fjala e fundit e teknologjisë si në lundrim edhe në shkencë – ndërtimi pritet të jetë e plotë nga mesi i vitit 2015. Se çfarë do të zbulojnë anijet, kjo nuk dihet. Por Armstrong do të jetë qendra dhe fronti  në këto përpjekje.

Një anije identike, Ride – emëruar pas astronautes së parë amerikane femër, Sally Ride – është porositur nga marina dhe do të operohet nga instituti Scripps i Oqeanografisë në San Diego, Kaliforni. Sally Ride pritet të lëshohet në det më 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2015
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031