Imagjinoni sikur njeriu të jetë në gjendje për të larguar çdo shqetësim e problem. Shkenca nuk ka arritur deri këtu, por shkencëtarët po punojnë për terapi të reja për përmirësimin e sinkronizimit të orëve biologjike të trupit.
Ndryshimet fiziologjike gjatë rrjedhës së një dite janë të rregulluara nga një sistem cirkadian i cili përbëhet nga një orë qendrore e vendosur thellë brenda qendrës së trurit, dhe nga orët e shumta të vendosura në pjesë të ndryshme të trupit.
Studimi në revistën FASEB (botuar nga Federata e Shoqatave Amerikane për Biologji Eksperimentale), shqyrtoi 16 vullnetarë të cilët u mbajtën në dhoma në gjendje izolimi të përkohshëm. Rezultatet treguan, për herë të parë, që orët periferike biologjike të vendosura në qelizat e bardha të gjakut mund të sinkronizohen nëpërmjet tabletave gluco-corticoid.
Përderisa njerëzit janë krejtësisht krijesa ditore, duke qëndruar zgjuar gjatë natës, ata mund të prishin në mënyrë të konsiderueshme të gjitha orë e brendshme biologjike të trupit. Këto ndërprerje janë larg nga të padëmshme: në afat të gjatë, ato mund të çojnë në shtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, të tilla si metabolike apo probleme kardiovaskulare apo edhe disa lloje të kancerit.
Çregullimet e shkaktuar nga oraret jo të zakonëshme të punës janë një problem i madh për shoqërinë. Studimet e mëparshme tregojnë se orët e disinkronizuara cirkadiane prishin gjumin, veprimtarinë dhe parametrat kardiake të njerëzve që punojnë natën.
Ende nuk kuptohen plotësisht mekanizmat nëpërmjet të cilëve orët periferike biologjike përshtaten me punë natën, por mendohet se këto orë në thelb varen nga ora qendrore biologjike.
Studimet me kafshë kanë treguar se ora qendrore (në tru) dërgon sinjale tek orët në organet të tjera. Glukokortikoidet duket se luajnë një rol qendror në transmetimin e këtyre sinjaleve. Megjithatë, deri tani, askush nuk kishte demonstruar se kortizoli (glukokortikoid) luan këtë rol tek njerëzit.
Studimi i tanishëm u mor me shprehjen ritmike të gjeneve në orën në qelizat e bardha të gjakut për të parë se si ato përshtaten në përgjigje të glukokortikoideve. Studim sugjeron se ritmet biologjike mund të luajnë rol në kontrollimin e funksionit imun tek njerëzit që punojnë natën, dhe se ekspozimi i punëtorëve në dritë gjatë natës mund të përmirësojë sinkronizimin e orës qendrore biologjike me orarët e tjera.
Ky zbulim i ri shkencor hap udhën për terapi të reja që mund të veprojnë në pjesët e ndryshme të sistemit cirkadian. Studimi ka aplikime të mundshme për udhëtarët, punëtorët me turne, pacientët që vuajnë nga çrregullime të gjumit dhe çrregullime të ritmit cirkadian, si dhe njerëzit me çrregullime të ndryshme psikiatrike.
Por shkencëtarët nuk rekomandojnë përdorimin e glukokortikoideve për të rregulluar ritmet e gjumit, pasi mund të jenë me pasoja anësore. Por këto rezultate çojnë të besohet se një ditë shkenca mund të jetë në gjendje për të përdorur një terapi të kombinuar me një trajtim farmakologjik që synon sinkronizimin e orëve periferike të trupit me orën qëndrore në tru.