Gjumi dhe kujtesa

E Enjte, 29 Janar 2015
Leave a comment

brainDihet se gjumi, kujtesa dhe të mësuarit janë të lidhura thellësisht. Shumica e kafshëve (nga mizat tek njerëzit) kanë probleme me kujtesën kur u ndalohet gjumi. Gjithashtu, studimet kanë treguar se gjumi është kritik në kalimin nga kujtesa afatshkurtër në kujtesën afat-gjatë,  proces i njohur si ‘konsolidim i kujtesës’.

Pyetja është; A konsolidohet kujtesa gjatë gjumit sepse truri është i qetë, apo në fakt janë neuronet e kujtesës që sjellin gjumin?

Studimi në revistën eLife tregon, se kur neuronet DPM tek mizat aktivizohen, ato bien në gjumë; kur çaktivizohen, mizat gumëzhijnë.

Konsolidimi i kujtesës pengon zgjimin, ndërsa fillon konvertimi i kujtesës nga afatshkurtër në afatgjatë. E gjithë kjo ndodh në një pjesë të trurit të quajtur Drosophila, që i ngjan hippokampusit,  përgjegjës për kujtesën dhe mësimin tek njeriu.

Kështu, të kuptuarit e gjumit dhe kujtesës mund të ndihmojë shkencëtarët të zbulojnë sekretet e trurit të njeriut.

Duke ditur se gjumi dhe kujtesa janë të lidhura, kjo mund të lejojë studiuesit për të kërkuar a zbuluar se si  gjumi ose kujtesa preken kur gjërat shkojnë keq, si në rastin e pagjumësisë (insomia), ose çrregullimeve të kujtesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2015
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031