Liqen në Sahara?

E Shtunë, 31 Janar 2015
Leave a comment

saharaJeta imiton artin. Edhe shkenca ndonjëherë bën të njëjtën gjë.
Pikturat shkëmbore 7 mijë vjeçare në shkretëtirën e Saharës po ndihmojnë për zbulimin e shtratit të lashtë të një liqeni.

Shkencëtarët gjetën mbetjet minerale të liqenit, ndërsa studionin pikturat në shkëmb në Shpellën e Notarëve, ku vizatimet  tregojnë njerëz që notojnë e zhyten – kjo zonë në Egjiptin jugperëndimor është nga më të thatat në botë. (Shpella është përdorur për skenën e filmit “Pacienti anglez” 1996).

Përgjithësisht është pranuar se klima në të kaluarën ka qenë shumë lagësht,e favorëshme për të mbështetur mundësinë e një liqeni për të notuar, jetë me bollëk dhe kafshë si lopë, xhirafa e strucë, të cilat gjithashtu janë vizatuar apo gdhendur në shkëmbinjtë e këtij rajoni 7- mijë vjet më parë (disa mijëra vjet para ndërtimit të piramidës së madhe të Gizës e cila daton më 2470 pes.

Është vlerësuar se dy liqene kanë ekzistuar në Sahara rreth 8100 dhe 9400 vjet më parë, dhe se njerëzit që zbukuruan Shpellën e Notarëve kishin dijeni për ekzistencën e tyre ose kishin notuar në to.

Shpella e Notarëve nxiti imagjinatën që kur u zbulua nga ekploruesi hungarez Laszla Almasy në vitin 1933. Pikturat tregojnë figura njerëzish (burra e gra), me maska qeni. I përballur me mospërputhje të peizazhit të shkretë, Almasy sugjeroi se artistët kishin përshkruar rrethinat e tyre me një klimë vërtetë të lagësht.

Në fakt, ideja se uji ishte me bollëk në këtë pjesë të shkretëtirës së Saharës mbështetet nga arti tjetër parahistorik në rajon. Shpella dhe shkëmbinj të tjerë tregojnë skena të kafshëve baritore, të cilat nuk do të kishin qenë në gjendje për të mbijetuar në kushtet e thatësirës. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se çdo luginë në shkretëtirën e Saharës dikur duhet të ketë patur një liqen relativisht të qëndrueshëm, dhe të gjithë furnizoheshin nga një digë natyrore e reshje. Një shpjegim tjetër është se liqenet ushqeheshin me ujë nga disa burime artezian që i mbanin në nivel për një periudhë të gjatë.

Ndërsa vetë depozitat minerale tregojnë për jetën në dhe rreth liqenit. Astrobiologët janë shumë të interesuar në mikrobialitet e gjetura, dhe si ato mund të merren si shembull për jetën që mund të ketë ekzistuar në të kaluarën në planetin Mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2015
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031