Frika e Rritjes

E Diel, 08 Shkurt 2015
Leave a comment

gerascophobiaNjë djalë 14-vjeçar në Meksikë pati një frikë të tillë intensive të rritjes dhe ndërmorri hapa ekstremë për ta fshehur ose frenuar atë, duke kufizuar marrjen e ushqimit.

Fobia i tij filloi kur ishte 11 vjeç. Ai kishte mësuar se cilat ushqime ndihmonin rritjen dhe hante më pak.

Përveç kësaj, ai përulej për fshehur lartësinë trupore, dhe shtrembëronte zërin e tij. Çdo herë që vinte re një ndryshim se po rritej, ai ndjente frikë dhe ankth, deri në pikën për të konsideruar t’u nënshtrohej operacioneve për ta fshehur atë, thuhet në studimin e botuar në revistën ‘Case Reports in Psychiatry’.

Edhe pse ky fëmijë u pa nga psikologë për një vit, terapia nuk e ndihmoi, dhe u dërgua për trajtim në Spitalin e Universitetit Nuevo Leon, në veri të Meksikës.

Mjekët e kanë diagnostikuar djalin me gerasko-fobia, frikë e tepruar e plakjes, një frikë e rallë – vetëm dy raste janë raportuar deri tani në botë.

Fobia shpesh zhvillohet nga një kombinim faktorësh biologjike, psikologjikë dhe mjedisorë.

Në këtë rast, në moshën 5 vjeç, fëmija në fjalë përjetoi ankthin e ndarjes (një gjendje në të cilën fëmija shqetësohet jashtë mase kur ndahet nga të dashurit); ai iu abuzua seksualisht nga një fqinj, kur ai ishte 6 vjeç; u keqtrajtuar dy apo tre herë në javë, kur ishte në klasën e gjashtë. Këto përvoja mund të kenë kontribuar në zhvillimin e gerasko-fobisë, thonë studiuesit.

Ekspertë të tjerë thonë se fëmija mund të vuajë nga një tjetër kusht psikiatrik – për shembull, çrregullim trupor dysmorphic, që ndodh kur njerëzit preokupupohen me një karakteristikë fizike që ata e shohin si defekt. Ose fëmija mund të ketë dysphori gjinore, gjendje në të cilën një person nuk identifikohen me gjininë biologjike që ka. Pacientët me këtë sëmundje mund të kenë frikë të shkojnë në pubertet, sepse  nuk duan të identifikohen me tiparet e tyre fizike.

Rasti i djalit nga Meksika duket se është i ndërlikuar. Ai është trajtuar me antidepressant, së bashku me një formë psikoterapie, dhe terapi familjare. Gjendja e tij thuhet se është përmirësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728