Që kur Leonardo Da Vinci pikturoi Mona Lisën, shumë është thënë për atë që qëndron pas buzëqeshjes së saj. Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se sa ngatërruese është shprehja e Monës, aq sa e bën njeriun të perceptojnë një fytyrë të lumtur, edhe nëse ajo s’është.
Qeniet njerëzore nxjerrin një përfundim të gjendjes shpirtrore të të tjerëve nga shprehja e fytyrës. Frika, zemërimi, trishtimi, pakënaqësia dhe befasia kuptohen shpejt në këtë mënyrë. Por disa emocione janë më të vështira për t’u perceptuar.
Buzëqeshja luan rol kyç në njohjen e lumturisë tek tjetri. Por, njeriu nuk është vërtetë i lumtur çdo herë që buzëqesh. Në disa raste, buzëqeshja thjesht shpreh mirësjellje a miratim; herë tjetër mund të jetë mënyrë për të fshehur sarkazëm apo nervozizëm.
Sipas studimit në Plataforma SINC, arsyeja pse një buzëqeshje nganjëherë çon në kategorizim të gabuar të një shprehjeje lidhet me rëndësinë e shikimit. Duke matur lëvizjet e syve, është vërejtur se një shprehje e paqartë kategorizohet si e lumtur nëse shikimi bie mbi gojën e qeshur, dhe jo tek sytë, ku del më saktë kuptimi i saj.
Gjithashtu, njerëzit me ankth social rrallë i ngatërrojnë shprehjet e paqarta të buzëqeshjeve me ato vërtet të lumtura.