Kur sytë i shërbejnë stomakut

E Shtunë, 28 Mars 2015
Leave a comment

foodShqisat e të parit nuk janë vetëm për të dhënë një pamje të asaj që ndodh në botë; ato afektohen nga ajo që ndodh në kokë.

Një studim tregon se njerëzit e uritur i shohin fjalët që lidhen me ushqime më qartë se njerëzit të cilët sapo kanë ngrënë. Ky ndryshim në vizion ndodh në fazat perceptuese, para se pjesët përkatëse të trurit të kenë shans për të ndryshuar mesazhet që vijnë nga sytë.

Psikologët kanë njohur prej kohësh se çfarë ndodh në kokë ndikon në shqisat tona. Për shembull, fëmijët e varfër mendojnë se monedhat janë më të mëdha, dhe njerëzit e uritur mendojnë se fotografitë e ushqimit janë më të bukura sesa janë në të vërtet.

Kështu, njerëzit kuptojnë atë që duan të kuptojnë, atë për të cilën kanë nevojë, dhe truri vihet në dispozicion të këtyre nevojave. Eshtë diçka brenda nesh që përzgjedh informacionet në këtë botë për ta bërë jetën më të lehtë, ndoshta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031